Cilat janë kushtet për t’u pranuar pendimi?

AKIDE

Cilat janë kushtet për t’u pranuar pendimi?

Kushtet e pranimit të pendimit janë:
• Pendimi i sinqertë për hir të Allahut për gjynahun e bërë.

• Kërkimi i faljes së Allahut për gjynahun e bërë.

• Braktisja (lënia, mospërsëritja) e gjynahut.

• Në qoftë se me gjynahun e kryer i ka hyrë në hak njerëzve, duhet të kërkojë prej tyre t’ia falin atë ose t’i kompensojë nëse u ka shkaktuar dëm material.

• Pendimi duhet të bëhet përderisa personi është gjallë dhe para se të lind dielli nga perëndimi.

I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Allahu e pranon pendimin (teuben) e robit të Tij përderisa nuk gargarisë (nuk i vjen shpirti në fyt).”
(Transmeton Tirmidhiu i cili thotë se hadithi është i mirë)