Cilat janë llojet e shirkut?

AKIDE

Cilat janë llojet e shirkut?

Shirku ndahet në disa lloje:

a) Shirku në veprat e Allahut. Këtu futet besimi i ekzi stencës së zotave tjerë veç Allahut, besimi që krijesa të cak tuara kanë në kontroll pjesërisht apo plotësisht kontrollin ndaj krijesave duke i mbajtur ato në ekzistencë, duke i furni zuar etj., besimi se krijesa të caktuara gjykojnë apo vendosin për të ardhmen në ahiret si dhe çdo shoqërim që i bëhet Allahut në veprat e Tij.
Allahu thotë në Kuran:

“Kush rregullon çdo çështje? Ata do të thonë: “Alla hu”.” (Junus, 31)
b) Shirku në adhurim. Në këtë lloj shirku futet çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër përveç Allahut ose bashkë me Të. Allahu thotë:
“Thuaj: “Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok.” (Xhin, 20)

c) Shirku në Cilësitë dhe Emrat e Allahut. Këtu futet çdo veprim që i jep apo i atribuon ndonjë krijese Emra dhe Cilësi të Allahut, p.sh. mendimi se të fshehtën (gajbin) e di ndonjë krijesë. Allahu thotë:
“Asgjë nuk është si Ai.” (Esh-Shuara, 11) “Thuaj: “Askush përveç Allahut, as në qiej, as në tokë, nuk e di të fshehtën”.” (En-Neml, 65)
I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Nuk e di gajbin (të fshehtën) askush përveç Allahut.” (Transmeton Taberaniu. Hadithi është i mirë)