Cilat janë shenjat e përfundimit të mirë te i vdekuri?

AKIDE

Cilat janë shenjat e përfundimit të mirë te i vdekuri?

Shenjat e përfundimit të mirë janë të shumta dhe vdekja me njërën ose me disa prej tyre është përgëzim për muslimanin.
Këto shenja janë:

a) Shprehja e dëshmisë (thënia e shehadetit) gjatë vdekjes.
b) Vdekja natën ose në ditën e premte (ditën e xhuma).
c) Vdekja me djersitje të shumtë në ballë.
d) Rënia shehid në luftë.
e) Vdekja si luftëtar në xhihad. Në këtë grup hyn edhe ai që vritet ose që vdes në rrugë të Allahut, ai që vdes nga murtaja, të vjellat, nga fryrjet e barkut, nga diarreja etj., me një fjalë nga çdo sëmundje barku.
f) Ai që fundoset ose digjet.
g) Vdekja e gruas lehonë.
h) Vdekja nga pleuritisi (inflamacion – pezmatimi i pleurës).
i) Vdekja nga tuberkulozi.
j) Vdekja duke e mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë.
k) Vdekja gjatë rojës.
l) Vdekja duke bërë ndonjë vepër të mirë, siç është

thënia e shehadetit, agjërimi, sadakaja (lëmosha) etj.³
3 Shiko librin “Ehkamul-xhanaiz” te dijetarit të hadithit Muhamed Nasirud-din Albani, f.34.

Argument për të gjitha këto që i thamë më sipër janë hadithet e të dërguarit të Allahut ﷺ. Këtu po i përmendim dy prej tyre.

I dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Shehid (dëshmor) përveç atij që vritet në rrugë të Allahut janë shtatë persona: ai që vdes nga murtaja, i fundosuri, ai që vdes nga pleuritisi (inflama cioni i pleurës), ai që vdes nga sëmundjet e barkut, i djeguri, ai që vdes nën gërmadha dhe gruaja që vdes gjatë nifasit (leho nisë).” (Transmeton Hakimi dhe thotë hadithi është i vërtetë. I këtij mendimi është edhe Dhehebiu)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Kush thotë ‘la ilahe ilallah’ duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me të e përfundon jetën, ai hyn në Xhenet; kush agjëron ndonjë ditë duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me këtë vepër përfundon jetën e tij, ai hyn në Xhenet dhe kush jep sadaka duke shpresuar Fytyrën e Allahut (d.m.th. e bën këtë vepër vetëm për hir të Tij) dhe me këtë vepër përfundon jetën e tij, ai hyn në Xhenet.” (Albani thotë se senedi – zinxhiri i transmetimit i këtij hadithi është i vërtetë)