Cili është besimi yt për ringjalljen dhe cila është dispozita e sheriatit për atë që e mohon një gjë të tillë?

AKIDE

Cili është besimi yt për ringjalljen dhe cila është dispozita e sheriatit për atë që e mohon një gjë të tillë?

Akideja (besimi) ime për ringjalljen është siç vijon: Besimi në të është obligim (vaxhib) dhe pjesë e pandarë nga imani. Ai që i ka krijuar krijesat nga hiçi, Ai ka mundësi t’i ringjallë ato për së dyti. Ai që e mohon këtë, ai është kafir (mos besimtar, mohues) dhe do të dënohet me Xhehenem përgjithmonë. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ai na solli neve shembull dhe e harroi krijimin e vet dhe tha: ‘Kush i ngjall eshtrat duke qenë ato të kalbura?’ Thuaj:

‘I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’.” (Ja Sin, 78-79)