DASHURIA PËR HIR TË ALLAHUT

AKIDE

DASHURIA PËR HIR TË ALLAHUT

Allahu thotë në Kuran: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin.” (Et-Teube, 71)

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Lidhja më e fortë e imanit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Tij.” (Albani thotë se hadithi është i mirë) “Kush e do dikë për hir të Allahut dhe e urren dikë për hir

të Allahut, kush jep (sadaka) për hir të Allahut dhe kush nuk

jep për hir të Allahut, ai e ka plotësuar imanin.” (Transmeton Ebu Davudi, hadithi është i vërtetë)

“Ka njerëz prej robërve të Allahut që nuk janë pejgamberë e as shehidë, por të cilëve do t’ua kenë lakmi pejgamberët dhe shehidët në ditën e gjykimit për shkak të pozitës së tyre te Allahu.” Thanë, “O i Dërguari i Allahut, na trego kush janë ata.” I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Ata janë njerëz që e kanë dashur njëri-tjetrin për hir të Allahut duke mos pasur lidhje familjare ndërmjet tyre e as për shkak të pasurisë që ia japin njëri-tjetrit. Pasha Allahun, fytyra e tyre është dritë, ata janë në dritë, nuk frikësohen kur të tjerët frikësohen e as dëshpërohen kur të tjerët dëshpërohen.” Pastaj ai e lexoi këtë ajet: “Tani e keni të ditur se të dashurit e Allahut (evlia të) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë bren gosje.” (Junus, 62) (Abdul-Kadr Arnauti thotë se hadithi është i mirë)

Ibni Abbasi r.a. thotë: “Kush e do dikë për hir të Allahut dhe e urren dikë për hir të Allahut, e miqëson dikë për hir të Allahut dhe e armiqëson dikë për hir të Allahut, ky me këtë e arrin dashurinë e Allahut ndaj tij. Një person nuk mund ta shijojë shijen e imanit edhe në qoftë se falet dhe agjëron shumë, përderisa nuk bëhet i dashuri i Allahut. Ngase sot vë llazërimi i njerëzve në përgjithësi bëhet në bazë të dynjasë (interesave të kësaj bote) e kjo nuk u bën dobi atyre.”