Desha të di, a lejohet të punohet me një supermarket ku në të gjenden gjëra të ndaluara për shitje?!

LAJME

Desha të di, a lejohet të punoj si rojtar i një supermarketi që në të shitet alkooli, mishi i derrit dhe duhani duke pasur parasysh se vendi ku jetoj është shumë vështirë që të gjendet një punë hallall.

Sa i përket pyetjes që u parashtrua, s’ka dyshim se njeriu të punon si rojtar i një lokali në esencë është e lejuar, megjithatë pasi që në atë vend shitet alkool, mish derri dhe duhan dhe të gjitha këto janë të ndaluara, për këtë arsye edhe roja e këtij vendi është i ndaluar në islam, ngase Allahu azze ue xhel në Kur’an na ka treguar dhe ka thënë:

Ndihmohuni për në të mirë, e mos u ndihmoni për në të keqe. Roja e këtij vendi, është ndihmë në të keqe, gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me një hadith të vërtetë kur flet për alkoolin, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka mallkuar apo nuk e ka ndaluar alkoolin vetëm për atë që pi, mirëpo në këtë hadith kanë ardhur dhjetë lloje të njerëzve të mallkuar të cilët bëjnë pjesë që e ndihmojnë çështjen e pierjes së alkoolit për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Allahu e ka mallkuar atë që e pi, atë që e servon, atë që bartë, atë që e shet dhe atë që e blen, pra i ka mallkuar Allahu edhe ata që e shtrydhin rrushin për të bërë alkool, për këtë arsye Allahu i lavdëron në Kur’an, i lavdëron të gjithë ata të cilët janë të kujdesshëm në jetën e tyre, i lavdëron besimtarët dhe thotë Allahu azze ue xhel:

Dhe ata të cilët nuk prezentojnë në mexhlise të kota, nuk prezentojnë dhe nuk marrin pjesë në vende që Allahu azze ue xhel i ka ndaluar, për këtë arsye shejh Bin Bazi në komentin e këtij ajeti thotë, nuk e ka për qëllim dhe ata të cilët nuk prezentojnë në vende të kufrit dhe shirkut, por ky ajet është me i përgjithshëm se të prezantosh vetëm në vendin, në mexhlisin e kufrit dhe shirkut, që do të thotë se edhe ata që nuk marrin pjesë në një vend që Allahu e ka ndaluar.

Për këtë arsye te këshilloj dhe sygjeroj që të trokasesh dyertë e qiellit që të kërkosh nga Allahu që të ta mundëson rrizkun hallall. E Allahu na ka treguar në Kur’an dhe ka thënë: Dhe ai i cili ka frikë Allahun, Allahu do t’i gjej zgjidhje dhe do t’a furnizoj prej nga nuk e kujton.

Gjithashtu në një hadith, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Tash më erdhi Xhibrili dhe më furnizoi dhe më tha: Njeriu nuk vdes derisa ta plotësoj rriskun e tij. Për atë, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na mëson dhe na thotë: Keni frikë Allahun, mos e kërkoni rriskun në haram, mos e kërkoni rriskun me haram për shkak se rrisku është i siguruar nga ana e Allahut azze ue xhel,

megjithatë në kohën bashkëkohore ndoshta më të sprovuarit janë ata që kujdesen për të ngrëne hallall, doemos hallalli ka për të ardhur tek buzët e tij, edhe pse fillimisht ndoshta servohet harami që Allahu të na sprovon se në këtë rast kujt do t’i japim përparësi, jetës tonë, dynjase apo barkut tonë, apo asaj që Allahu na mësoi,

pra ti je në nje sprovë dhe shumë sikur ti janë me sprova të tilla që ndoshta Allahu azze ue xhel për ta sprovuar atë njeri ia servon një punë haram që të shikon se vërtetë është njeri që e dëgjon dhe e do Allahun, apo është prej atyre që pretendon se e do Allahun azze ue xhel mirëpo në kohën e sprovave dështon. Lusim Allahun që të na pasuron me besim dhe iman.