Dëshiroj të martohem me një vajzë hafize të Kur’anit, por ajo më ka kushtëzuar me këto kushte?!

LAJME

Dëshiroj të martohem me një vajzë hafize të Kur’anit, por ajo më ka kushtëzuar njërën nga tre veprat: ose të mësoj kaptinën El-Bekare ose kaptinën Ali-Imran ose të kryejmë haxhin pas martesës. Pyetja ime është, se a më lejohet t’i përgjigjem kësaj vajze ngase unë frikësohem se këta vepra janë ibadete dhe ndoshta nuk lejohet që të veproj këta vepra për martesë, siç e dimë se këto ibadete duhen t’i drejtohen vetëm Allahut azze ue xhel.

Pra vëlla i dashur të lejohet, nëse ke zgjedhur një vajzë hafize të Kur’anit, dhe ajo të kushtëzon të bësh një vepër të mirë, të lejohet të bësh një vepër të tillë duke u munduar që qëllimi dhe nijeti të jetë për Allahun azze ue xhel. Nuk ka problem që një femër nëse ia kushtëzon të fejuarit të saj apo bashkëshortit të saj të vepron një ibadet të mirë që e do Allahu azze ue xhel. Ngase në këtë rast, atë mashkull e nxit në vepra të mira.

Na transmetohet nga historia islame se ka qenë një grua në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e quajtur Ummu Sulejm, e cila e ka pranuar islamin, dhe kur kërkoi Ebu Talha martesë me të, ia kushtëzoi dhe i tha: Une jam besimtare ndërsa ti je mushrik dhe nuk më lejohet që unë të martohem me ty, unë kisha pranuar të martohem me ty, me një kusht. Nëse ti e pranon Islamin.

Dhe vërtetë Ebu Talha e pranoi islamin dhe u martua me Ummu Sulejmin. Nga ky rast dhe raste të tilla, na argumentohet lejohet që gruaja të kushtëzon diçka që është ibadet, diçka që të afron tek Allahu azze ue xhel, mirëpo ai person që e bën, që e kryen atë vepër apo që e pranon atë kusht nuk duhet të jetë prej atyre që e bën vetëm për martesë, por ibadeti duhet të jetë për Allahun azze ue xhel,

për këtë arsye nëse të ka kushtëzuar njërën nga këto kushte, zgjedhe njëren që mund ta kryesh dhe qëllimi të jetë për Allahun pra nëse mëson një sure, mësoje për Allahun azze ue xhel, ngase në ditën e Gjykimit nuk do t’i sjell dobi njeriut vepra vetëm se ajo që është kryer për Allahun.

Për këtë arsye nuk ka problem që të pranohet një kusht i tillë dhe të lidhesh kurorë dhe të martohesh me të, Allahu azze ue xhel më mirë e di!