Dituria është thesari më i çmuar sepse as nuk blihet as nuk dhurohet, as vidhet as konsumohet

TEMA TË NDRYSHME

• Të paditurit i ngatërrojnë gjërat, të diturit i zgjidhin e i sistemojnë.

• Të gjithë ankohen se u mungojnë paratë, asnjë s’ankohet se i mungon dituria.

• Dituria është çmenduri po se drejtoi besimi dhe urtësia.

• Dituria është dielli i shpirtit.

• Edhe po dite njëmijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një të vetme.

• Njeriu merret me dituri gjithë jetën. Në fëmijëri mëson, në rini vë në

• jetë, në pleqëri mëson të tjerët.

• Mësimi është ndriçim.

• Mos mëso për shkollë, po për jetë.

• Ai që të ka mësuar diçka, mbetet përgjithmonë si prind për ty.

• Metoda më e mirë e edukimit është të mendosh mirë dhe të punosh në mënyrë aktive.

• Sikur njeriu të dëshironte të ishte i ditur aq sa dëshiron të jetë i bukur, s’do të kishte injorantë në botë.

• Të futesh në debat duhet të kesh njohuri dhe dije, ndryshe të gjithë të lënë në hije.

• Njohuritë, o njeri i merr për vete, por tregoji edhe tjetrit rrugën që gjete.

• Është më mirë të kesh uri për të nxënë, sesa për të ngrënë.

• Nganjëherë nuk dëgjon veshi, por mendja merr atë që deshi.

• Kafsha dhe budallai nuk kanë mend, por njeriu i ditur duhet të zërë