E vërteta e dashurisë për Allahun

TEMA TË NDRYSHME

Tirmidhiu: “E vërteta e dashurisë për Allahun është të kënaqurit vazhdimisht me përmendjen e Tij”.

Dashuria për Allahun është prirja e vazhdueshme, me zemër të preokupuar me Krijuesin tënd.

T’i japësh përparësi të Dashurit, mbi çdo gjë tjetër që të rrethon.

T’i bindesh të Dashurit në fshehtësi dhe në publik.

Ebu Jezid Bistami: “Dashuria për Allahun është të bëhesh i pavarur nga nefsi yt, dhe e pakta të duket e shumtë kur vjen nga i Dashuri yt”.

Ebu Abdullah Kirshi: “E vërteta e dashurisë për Allahun është t’i dhurosh gjithë veten tënde atij që donë, dhe të mos mbes asgjë nga vetja jote për ty”.