I dashuruar me Allahun është ai që…

TEMA TË NDRYSHME

Kur e pyetën Xhunejdin se ç’është dashuria për Allahun, uli kokën, i rrodhën lotët dhe u përgjigj: I dashuruar me Allahun është ai që është larguar nga vetja e tij, e përmend papushim Zotin e tij, e gjen gjithmonë duke kryer urdhrat e Tij, e shikon Allahun me zemrën e tij, zemra e tij është e përvëluar dhe e djegur me nurin e Madhështisë së Tij, e shuan etjen nga ena e dashurisë për Të, kur flet, flet për hatër të Allahut, kur përshkruan, e lidh çdo gjë me Madhështinë e Allahut, kur lëviz e bën për kënaqësinë e Allahut, nëse hesht mediton për madhështinë e Allahut.