Jam person që bëj davet për të tjerët, por për veti nuk i kryej këto ..

TEMA TË NDRYSHME

Jam person që bëj davet për të tjerët, por për veti nuk i kryej këto ..

Elhamdulilah që Allahu të ka dashuruar davetin, dhe kjo është një vepër madhështore, një mision që pejgamberët e Allahut e kanë kryer. Thotë Ibn Kajimi: “Po të kishte pasur mision më me vlerë te Allahu, se daveti, se sa thirrja në dinin e Allahut, Allahu azze ue xhel do t’ia kishte dhënë pejgamberëve të Allahut. Kjo është rruga e pejgamberëve .. Thotë Allahu në Kur’an: E, kush flet më bukur se ai që thërret te Allahu, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!” (Fussilet, 33). Pra ti, normal se ka mundësi të jesh i prekur, nga njëra prej dyjave:

1). Ndoshta ka mundësi ngacmime nga shejtani, që shejtani mundohet të të bëj pasiv, të plogështon, të të ndale nga daveti, për këtë arsye ka mundësi këta vesvese të kanë ardhur nga ai, ngase edhe kjo që bën është vepër madhështore.

Dhe nuk e di se çfarë ke për qëllim, kur thua se “nuk e bëj për vete”, kur gjitha këto janë për ty, daveti, thirrja në rrugën e Allahut, të gjitha shkruhen inshaAllah në kandarin tënd.

2). Allahu e ka cekur në Kur’an, ku thotë: Juve, u ka hutuar vrapimi (garimi), për pasuri (e fëmijë) deri sa të varroseni (vdisni). (Tekathur, 1-2), domethënë Allahu ua tërheqë vërejtjen Mos të ju mashtrojë tubimi i shumtë, Ibn Kajimi në komentimin e këtij ajetit thotë: “Ka nerëz të cilët i mashtron dynjaja, grumbullimi i dynjasë, i ka mahnit dhe lajthitur njerëzit, që të përgatiten për natën e varrit.

Gjithashtu Ibn Kajimi thotë, jo vetëm pasuria, ka mundësi edhe posti, duke vrapuar për post, duke vrapuar dikush për popullarizim – që të popullarizohet, harron të përgatitet për në varr. Ibn Kajimi vazhdon dhe thotë: “Dikush tjetër, për të tubuar diturinë, pra kërkon vazhdimisht dituri dhe e harron veten e tij të përgatitet për natën e varrit. Për këtë arsye, njeriu më i mirë është ai i cili, thërret të tjerët, vepron me të dhe krenohet me atë din që Allahu azze ue xhel ia ka dhuru.

E lusim Allahun azze ue xhel, që të të bëj prej tyre.

Hoxhë Sadullah Bajrami