Janë përmendur në Kur’an disa vepra, që nëse i bënë hynë në xhennet, a mjaftojnë vetëm këto vepra?

LAJME

Janë përmendur në Kur’an disa vepra, që nëse i bënë hynë në xhennet, a d.m.th me këtë se mjafton ti bëjna këto vepra për ta fituar Xhenetin edhe nëse kemi bërë shumë gjynahe më parë?

Veprat e mira, i shlyejnë gjynahet e vogla, vetëm në ndonjë rast specifik siç thotë Ibn Tejmije rahimehullah nëse vepra e vogël është madhështore, me sinqeritet të madh në zemër, ka mundësi të ta shlyen edhe gjynahin e madh.

Pra vepra si zakonisht i shlyen gjynahet e vogla, ta lehtësojnë punën tënde, mirëpo, nëse ti nuk e kryen asnjë shtyllë, nëse nuk e kryen ndonjë shtyllë, nëse nuk e kryen ndonjë obligim, pra nëse nuk beson në ditën e Gjykimit, nuk bën namaz, nuk të sjell dobi vepra që e ki bë, përderisa e ki lënë namazin. Pra, veprat e mira i shlyejnë gjynahet e këqija.

Cila është ajo vepër që i shlyen të gjitha gjynahet? Pendimi .. Dhe ai është i lehtë dhe i mundshëm. Dyertë e pendimit janë të hapura, nëse i pendohesh Allahut, kërkon falje prej Allahut, dëshpërohesh për veprën që e ki bë, e vendos që kurrë të mos kthehesh në të, i shlyen gabimet e vogla dhe të mëdhaja.

Për atë, e kanë preferuar që pasi të biesh për të fjetur, njeriu të pendohet, nëse nuk zgjohet më prej gjumi, elhamdulilah, nëse zgjohesh, gjithashtu je i pastruar nga gjynahet, pra pendohu para Allahut dhe bëj vepra të mira, inshaAllah do ta fitosh Xhenetin e Allahut.