Kam dëgjuar se kush i lexon 10 ajete para se të flen, nuk shkruhet nga të pakujdesurit. Sa është ky hadith i vërtetë?

PYETJE PERGJIGJE

Kam dëgjuar një hadith se kush i lexon 10 ajete para se të flen, nuk shkruhet nga të pakujdesurit. Sa është ky hadith i vërtetë dhe a bën që ta lexoj Ajetul Kursinë bashkë me kaptinën El-Ikhlas përmendësh apo patjetër që këto 10 ajete duhet të lexohen nga Kur’ani hapur?

Është e vërtetë siç ka ardhur në një hadith, që e transmeton Imam Hakimi në Mustedrekun e tij dhe për këtë hadith Shejh Albani e cilëson prej haditheve të vërteta, që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Kush i lexon këto 10 ajete gjatë natës nuk shkruhet prej të pakujdesshmëve, mirëpo, në komentimin e këtij hadithi dijetarët kanë ndryshuar mendime.

Çfarë është për qëllim dhe si mund të realizohet një gjë e tillë dhe të bëjmë pjesë në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: Ai i cili i lexon 10 ajete gjatë natës do të shënohet prej atyre që e përmendin Allahun dhe nuk do të jetë prej të pakujdesshmëve. Dijetarët islam kanë ndryshuar mendime në komentin e këtij hadithi për shkak të ekzistimit disa haditheve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë kontekst.

Siç është një hadith që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: Ai i cili bë namaz nate me 10 ajete nuk do të shkruhet që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: Ai i cili bë namaz nate me 10 ajete nuk do të shkruhet prej të pakujdesshmive. Pra, pothuajse i njejti hadith, vetëm se në hadithin e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë rast përmendet “ai i cili bën namaz nate” sëpaku me 10 ajete.

Për këtë arsye kanë anuar disa nga dijetarët se leximi i 10 ajeteve gjatë natës për të qenë prej atyre që shpëton nga gafleti, është për qëllim falja e namazit të natës sëpaku 10 ajete. Ky është një mendim i dijetarëve. Ndërsa mendimi i dytë dhe mendimi i shumicës së dijetarëve bazohen në këtë hadith dhe në disa hadithe të ngjajshëm që thuhet se leximi i 10 ajeteve është anonim, nuk përmendet se a në namaz apo jashtë namazit, për këtë arsye dhe vlen ky argument që ai i cili i lexon 10 ajete, qoftë nëse i lexon në namaz nate apo i lexon 10 ajete sëpaku çdo natë nga me Kur’an hapur, apo i lexon përmendësh dhe ne mendojmë se këtu anojnë argumentet më tepër ngase siç ceket me një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Allahu robin e Tij e përmend, përderisa ai e përmend Allahun, atëherë kur ta harron përmendjen e Allahut dhe Allahu do ta lë pas dore robin e Tij, për këtë arsye lejohet që ta lexosh Ajetul Kursinë dhe lejohet që të lexosh kaptina që përmbajnë sëpaku 10 ajete, përmendësh apo Kur’anin hapur, apo në namaz, e inshaAllah do të bësh pjesë në këtë hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që nëse nuk kalon një natë pa i lexuar sëpaku 10 ajete do të jesh prej atyre që të shënohesh në regjistrin e qiellit, se nuk je prej atyre që janë të pakujdesshëm.

Poashtu na kanë ardhur hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku preferohet që njeriu t’i lexon këto lutje, këto dua, para se të flen. Një ndër ajetet që kanë ardhur si argument që të lexohen para se të fle njeriu është Ajetul Kursija. E kur jemi tek Ajetul Kursi, e kemi për qëllim ajetin që gjendet në kaptinën El-Bekare dhe quhet kështu pasi në të përmendet Kursija e Allahut azze ue xhel.

Këto ajete preferohet të lexohen ngase ai i cili i lexon këto ajete para se të fle, është në mbrojtjen e Allahut azze ue xhel, është nën kujdesjen e Allahut. Gjithashtu, siç na kanë ardhur hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që njeriu para se të bie për të fjetur, preferohet që t’i lexon 2 apo 3 ajetet e fundit të kaptinës El-Bekare, që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Më janë dhuruar këto ajete nga një thesar, prej thesareve që është gjendur nën Arshin e Allahut azze ue xhel, dhe ai i i cili i lexon këto ajete dhe vdes në atë ditë, siç kanë ardhur hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se do të ketë përfundim të mirë apo do të dëshmon, do të ndërmjetësojnë këto ajete për të.

Mburoja më e mirë e besimtarit është të jeton me të përmendurit e Allahut, për këtë arsye transmetohet nga Ali ibn Ebi Talib i cili thoshte se nuk mund të e paramendoj një njeri që logjikon, të bie për të fjetur pa i lexuar këto ajete (3 ajetet e fundit të sures El-Bekare).

Gjithashtu transmetohet nga Ajshja radijAllahu anha e cila thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flente pa i lexuar dy kaptina, kaptinën e Beni Israileve (El-Isra) dhe kaptinën Ez-Zumer, pra preferohet gjithashtu që këto kaptina të lexohen para se njeriu të bie për të fjetur.

Gjithashtu preferohet që njeriu para se të flen të lexon suren Kafirun, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e lexonte, dhe gjithashtu transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ai i cili para se të bie për të fjetur e lexon suren Kafirun, është pastruar, ka fjetur i pastër nga shirku. Poashtu prej sureve që preferohen të lexohen para se njeriu të fle është të lexon nga 3 herë suret Ikhlas, Felek dhe Nas.

Transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bashkonte duartë e tij, pështynte në to e pastaj lexonte suret Ikhlas, Felek dhe Nas, dhe pastaj e fshinte trupin e tij, duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesa përpara, e pastaj binte për të fjetur.

Pra Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na mësoi se si besimtari duhet që të mbaron ditën e tij. Allahu e di më së miri.

– marrë nga përgjigjet e hoxhë Sadullah Bajrami