Kam dëshirë të di se çfarë është Dexhalli dhe çfarë mund të bëj ai?

LAJME

S’ka dyshim se Dexhalli është një sprovë e madhe. Siç kanë ardhur në hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem porosiste shokët e tij që të kërkojnë strehim nga sprova e Dexhallit duke qenë në namaz dhe thonte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke iu drejtuar shokëve të tij:

O ju shokët e mi, kërkoni strehim prej anës së Allahut azze ue xhel nga 4 çështje, e njëra nga ata është se kërkonte strehim nga sprovat e Dexhallit, ngase siç trasnmetohet me një hadith të vërtetë që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nuk ka përjetuar dhe nuk përjeton toka sprovë më të tmerrshme prej ditës së ardhjes së Ademit në tokë deri në ditën e Gjykimit sprovë më të madhe se sprova e Dexhallit,

për atë dhe disa dijetarë të famshëm porositnin që ai i cili nuk kërkon strehim prej anës së Allahut nga sprova e Dexhallit që të përsërisin namazin, njëri nga ta ishte Imam Tavusi që e pyeste djalin e tij dhe i thonte: O djali im, a ke kërkuar duke qenë në namaz, në fund të namazit strehim prej anës së Allahut, që të të mbron nga sprovat e Dexhallit, e nëse biri i tij i thonte jo, ai i thoshte ta përserisë namazin.

Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thonte se Dexhalli nuk shfaqet dhe nuk vjen, derisa me sprovat e Dexhallit njerëzit janë të njoftuar dhe Dexhalli nuk shfaqet dhe nuk vie përderisa Dexhalli përmendet nëpër ligjerata dhe nëpër hutbe, për këtë arsye të parët tonë hadithet e Dexhallit ia dërgonin çdo edukatori që fëmijëve t’ua mëson hadithet e Dexhallit.

Kur shfaqet Dexhalli? Dexhalli shfaqet atëherë kur njerëzit e harrojnë përmendjen e Dexhallit. Për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na i përshkruajti cilësitë e Dexhallit, që ne të ruhemi prej tij, ngase sprovë e madhe, ngase Allahu e bëri sprovë për njerëzimin dhe ia ka nënshtruar disa sende atij, për t’i sprovuar njerëzit se cilët janë të bindur, cilët janë të mbështetur, në besimin e tyre dhe cilët janë të luhatshëm në besimin e tyre, pra Dexhalli është me prejardhje prej bijve të Ademit, është me prejardhje çifute, për atë dhe hebrenjtë janë ata më shumë që i bashkangjiten Dexhallit, në kohën kur paraqitet ai.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është frikësuar se po shfaqet Dexhalli në kohën e tij, shokët e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem janë frikësuar se do të dal pas kohës se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na tregon sprovën e Dexhallit dhe thotë se çdo pejgamber ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet nga sprovat e Dexhallit, mirëpo asnjë pejgamber nuk e ka njoftuar me cilësitë e Dexhallit dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se unë do të ju njoftoj me cilësitë e Dexhallit:

Ai është i verbër me një sy, e Allahu nuk është i verbër, pretendon se është zot, dhe Allahu azze ue xhel me dorën e pejgamebrit të Allahut, Isait alejhi selam, e mbyt Dexhallin dhe përfundon Dexhalli pasi të jeton dhe të bëj çrregullime 40 ditë me radhë.

Dita e parë do të zgjasë sa 1 vit, dita e 2 do të zgjase sa 1 muaj, dita e 3 sa një javë, e ditët tjera do të jenë sa ditët tuaja.

Isai zbret në Damask, e takon Dexhallin tek porta e fshatit Lud në Palestinë dhe e mbyt me shtizë, dhe përfundon Dexhalli dhe përfundojnë edhe pasuesit e Dexhallit, e në këtë ditë siç thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem çdo çifut do të fshehet pas guri dhe pas druri e pas muri dhe të gjithë do të flasin dhe do të thonë, o besimtar eja se pas meje fshehet një çifut, përveç një peme e cila është pema e çifutëve, siç ka ardhur në hadithin e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Çfarë duhet të bëjmë ne para se të shfaqet Dexhalli, e para, siç na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duhet t’i lutemi Allahut që të mos na ballafaqon me Dexhallin, e dyta shpëtim nga Dexhalli, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ai i cili i mëson 10 ajetet e para apo të fundit të kaptinës El-Kehf do të jetë fortifikatë dhe mburojnë ga Dexhalli, e treta, nëse dëgjojmë shfaqjen e Dexhallit mos të lakmojmë të takohemi me të, por të ikim në bjeshkë siç na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e nëse na mundësohet, të strehohemi në Meke apo Medine, ngase Allahu ia ka ndaluar Dexhallit që të hynë në qytetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ia ka bërë të ndaluar gjithashtu të depërton në Meke.

Pra Dexhalli është një sprovë e madhe, mirëpo para se të shfaqet Dexhalli, e paraprijnë disa Dexhalla që janë para tij, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se nuk vjen dhe nuk paraqitet Dexhalli, përderisa nuk shfaqen 30 Dexhalla të mëdhenjë para tij.

Për këtë arsye dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka ndaluar që ne t’i trokasim dyertë e fallxhorëve, magjistarëve, pasi këto janë Dexhallat e vegjël që na sprovojnë besimin tonë, e Allahu azze ue xhel na ka njoftuar se jetën në këtë botë e ka krijuar për sprovë, për këtë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka tërhequr vërejtjen që mos t’i trokasim dyertë e tyre, mos të kërkojmë shërim, mos t’u besojmë atyre, pasi një ditë do të shfaqet Dexhalli, e sprovat e tij janë shumë më të mëdha, ngase Allahu shumë sende ia ka nënshtruar në tokë, dhe në këtë mënyrë njerëzit që e kanë harruar Allahun, nuk e njohin fenë e Allahut, bien në sprovat e tij e Allahu na ruajtë nga sprovat e tij.