Kam lexuar një libër të filozofisë, dhe dhe aty në një citat thuhet: ”vetëm unë ekzistoj ndërsa bota e jashtme është vetëm një imagjinatë”

AKIDE

Kam lexuar një libër të filozofisë, dhe dhe aty në një citat thuhet: ”vetëm unë ekzistoj ndërsa bota e jashtme është vetëm një imagjinatë”, e imja .. Pasi kam lexuar këto vargje disi kam rënë në depresion. Ju lutem ndonjë këshillë?

S’ka dyshim se këto libra filozofike të lexohen është dënim prej anës së Allahut azze ue xhel për shkak se siç kanë thënë të parët tanë se filozofinë njerëzit e drejtë nuk e kuptojnë , njerëzit e mençur nuk e kuptojnë, për këtë arsye dijetarët e kanë ndaluar që të lexohen librat e tillë, e pastaj shejtani nëpërmjet këtyre fjalëve të filozofëve, apo ta them ma konkret të ateistave, që nuk e besojnë ekzistimin e Allahut azze ue xhel, të fusin dyshime në zemrën e besimtarit dhe ta shfrytëzon shejtani që të manipulon me të.

Derisa kam lexuar me një ngjarje që tregon një njeri se kemi pasur telashe në shtëpi dhe kemi shëtitur të gjithë mjekët dhe nuk kemi gjetur shërim. Por ta them të drejtën na tregon dhe thotë s’kemi lënë magjistar pa e trokitur derën e tyre, mirëpo problemi kishte qenë në librat filozofike që i kam pasur në shtëpi, ngase shejtanët kishin depërtuar në shtëpi me këto libra, për këtë arsye dijetarët ua kanë tërhequr vërejtjen besimtarëve që t’u shmangen librave filozofike, t’i largojnë nga shtëpitë e tyre, mos t’i lexojnë ata libra, e nëpërmjet tyre të hedhet dyshimi në zemrat e tyre, ta humbin dynjanë dhe ahiretin.

Për këtë arsye, duhet të pendohesh tek Allahu azze ue xhel dhe duhesh të e besosh atë që Allahu azze ue xhel e ka zbritur në Kur’an. A nuk është Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem para 14 shekujve na paralajmëroi për një dyshim që tenton vazhdimisht shejtani të e hedh në zemrën e besimtarit.

Ja pra, dëgjojeni këtë hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që thotë: Do të vie shejtani dhe do t’ju bëj vesvese, do të ju pyet: Kush e krijoi qiellin? Do të përgjigjeni: Allahu! .. Kush e ka krijuar tokën? – Allahu! .. Kush e ka krijuar njeriun? – Allahu! .. kush i ka krijuar shtazët? – Allahu! .. derisa të hedh një dyshim dhe të thotë: Kush e ka krijuar Allahun?

– Tha nëse ndodh kjo me ndonjërin nga ju, le të thotë: Kërkoj strehim tek Allahu, nga shejtani i mallkuar dhe pështyni në anën e majtë te herë apo thuani: Kam besuar në Allahun dhe në Pejgamberin e Allahut.

Kështu na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Erdhën disa shokë tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe thanë: Ja RasulAllah, vërtetë njërin nga ne po e gjen diçka që nuk ka guxim ta shpreh, pra na vinë disa dyshime në gjoksat dhe zemrat tona mirëpo nuk kemi guxim t’i shprehim.

Tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Elhamdulilah, që kurthat e shejtanit i ka kthyer në vesvese. Pra kërko mbrojtje nga shejtani i mallkuar.

Largoji këta libra, mos ia hedh vështrimin edhe një herë që të manipulon dhe të depërton me kësi lloj fjalë filozofike të jobesimit, që të ta rrezikojnë besimin por lexo fjalët e Allahut azze ue xhel dhe me leximin e fjalëve të Allahut qetësohen zemrat dhe largohen dhe dëbohen shejtanët, Allahu azze ue xhel e di më së miri!