Këto janë 55 shenjat e vogla të Kijametit..

LAJME

1- Dërgimi i Profetit alejhi selam 2- Vdekja e tij. 3- Çlirimi i Shtëpisë së Shenjtë (Kudsit). 4- Murtaja Amuas (sëmundje epidemike). 5- Shtimi i pasurisë, saqë askush nuk ka nevojë për lëmoshë. 6- Shfaqja e fitneve (sprovave) . 7- Shfaqja e pretenduesve të profecisë. 8- Përhapja e rendit dhe e sigurisë. 9- Shfaqja e zjarrit të Hixhazit. 10-Shpërdorimi i amanetit.
11- Pakësimi i diturisë dhe përhapja e injorancës. 13- Policët e shumtë dhe ndihmësit e tiranëve (zullumqarëve).

14- Përhapja e kurvёrisё (imoralitetit). 15- Përhapja e kamatës. 16- Shfaqja e veglave muzikore dhe konsiderimi i tyre hallall (të lejuara). 17- Shtimi i pirjes së alkolit dhe konsiderimi i tij hallall. 18- Zbukurimi i xhamive dhe krekosja me to. 19- Garimi për ndërtesa të larta. 20- Të lindi robëresha zonjën e saj. 21- Vrasjet e shumta. 22- Afrimi i kohës. 23- Afrimi i tregjeve. 24- Shfaqja e shirkut në këtë umet. 25- Shfaqja e sjelljeve tё pahijshme, shkëputja e lidhjeve farefisnore dhe fqinjësia e keqe.

26- Rinimi i pleqve. 27- Shtimi i kopracisë. 28- Shtimi i tregtisë. 29- Shtimi i tërmeteve. 30- Shfaqja e fundosjeve të tokës, shdërrimi i paraqitjes dhe akuzimi për imoralitet. 31- Zhdukja e njerëzve të mirë. 32- Ngritja lart e njerëzve të ulët. 33- Dhënia e përshëndetjes vetëm për të njohurit. 34- Kërkimi i dijes tek të vegjlit. 35- Shfaqja e të veshurave të zhveshura.
36- Ëndrrat e sakta të besimtarit. 37- Përhapja dhe shtimi i shkrimit. 38- Neglizhimi ndaj punëve të pëlqyeshme për të cilat nxit Islami. 39- Fryrja e hilalit (hëna e re kur lind në fillim të muajit).

40- Shtimi i gënjeshtrës dhe mosinteresimi për saktësinë e fjalëve të përhapura. 41- Shtimi i dëshmisë së rreme dhe fshehja e dëshmisë së saktë. 42- Shtimi i grave dhe pakësimi i burrave.
43- Shtimi i vdekjeve të papritura. 44- Shfaqja e mohimit të njëri-tjetrit midis njerëzve. 45- Rikthimi i tokës arabe në kullota e lumenj. 46- Shtimi i shiut dhe pakësimi i bimësisë.
47- Lumi Eufrat zbulon një mal prej ari. 48- Kafshët e egra dhe sendet u flasin njerëzve. 49- Dëshirimi i vdekjes për shkak të sprovave të mëdha.

50- Numri i madh i romakëve dhe lufta e tyre kundër muslimanëve. 51- Çlirimi i Kostandinonopojës. 52- Dalja e Kahtanit. 53- Medina nxjerr jashtë saj njerëzit e këqinj dhe pastaj shkatërrohet.
54- Dёrbimi i një ere tё mirё e cila merr shpirtrat e besimtarëve. 55- Përdhosja e Shtëpisë së Shenjtë dhe rrënimi i Qabes.