Ku bazohen hoxhallarët që kundërshtojnë namazin e natës në xhami, ku bazohen për këtë ndalesë?

LAJME

Ku bazohen hoxhallarët që kundërshtojnë namazin e natës në xhami, ku bazohen për këtë ndalesë?

Kjo është prej shenjave të Kiametit, që ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kur t’i jepet amaneti atij që nuk është për të, priteni Kijametin. 14 shekuj, as nuk është dëgjuar, as nuk ka shkruajtur askush se namazi i natës është bidat përkundrazi, namazi i natës është bërë obligim, para se të bëhet namazi i ditës.

Nëse ka ndonjë hoxhë, edhe pse nuk mendoj se mund të ketë ndonjë hoxhë me mend në kokë, të thotë se nuk ka namaz nate, për shkak se ai sigurisht e ka lexuar Kur’ani kerimin, nëse jo për vete, për të vdekurit e ka lexuar, e nëse e ka lexuar për të vdekurit, ne e pyesim këtë hoxhë, suratul Muzzemil, që përmendet në Kur’an, që thotë: Ngritu natën dhe bëj namaz nate .. për kë janë këto ajete? – Mund të thotë se këto janë për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ajetet e fundit ku thotë Allahu: ..kanë qenë që natën kanë bërë pak gjumë, e në kohën e syfirit kanë kërkuar falje.

E këto për kë janë?! Shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i pyesim këta hoxhallarë, çfarë kanë bërë natën që nuk kanë bërë gjumë? A kanë pirë cigare? A kanë kënduar mevlude? Apo kanë shikuar seriale? Apo kanë dëgjuar muzikë? Apo makiato apo çfarë kanë bërë? – Natën kanë bërë pak gjumë ndërsa ibadet shumë, pra këto ajete janë ajete të cilët Allahu i ka zbritur në fund të sures Muzzemil .. lexojeni .. që Allahu azze ue xhel i tha Pejgamberit të Allahut dhe shokëve të Pejgamberit të Allahut .. Allahu ju pa juve se u rraskapitët në ibadet atëherë, Allahu bëri lehtësime për juve, duke thënë ngrituni në një të tretën e natës .. për kënd janë këto ajete?

Për ato të cilët bëjnë namaz nate. Për ato të cilët bëjnë namaz nate, jo për ato përtacat, ndërsa sa i përket se Pejgamberi i Allahut s’ka bërë namaz nate, uAllahi edhe kjo është për mjerim, është çudi, për shkak se kemi shumë hadithe të Pejgamberit të Allahut në veçanti për namazin e natës. Ku është hadithi, ku Abdullah ibn Mesudi thotë u lidha pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem natën, i cili duke u falur e lexoi suren El-Bekare, dhe lexonte një ajet ku ka kërkesë dhe kërkonte, edhe kur ka strehim, kërkonte strehim, e pastaj e lexoi suren Nisa, e pastaj Ali-Imran.

Dhe tha, unë mendova keq, duke u falur pas Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Çka mendove ja Abdullah? – Tha mendova të ulem, se më janë këputur këmbët. Pra, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që bënte namaz nate, që përmendet në Sahihul-Buhari, që i thanë: ja ResulAllah, mjaftë, pusho se Allahu t’i ka falur të gjitha mëkatet. Çka tha Pejgamberi i Allahut: A nuk duhet të jem rob falenderues? Si e faleminderonte Allahun?

A nuk bënte adhurime natën? Kjo është shenjë e Kiametit, për atë dhe ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Allahu nuk ua grabit juve diturinë. A e dini se si humb dituria? Dituria humb me humbjen e dijetarëve. Vdesin dijetarët dhe ngelin injorantët, e kur të ngelin injorantët, njerëzit i bëjnë ata hoxhallarë, ua vëndojnë shallin, ua veshin xhyben dhe të paska hije, dil në kursijë dhe fol çfarë të vie në gojë e pastaj unë po tregoj fe. Vëllezër të ndershëm, kjo është belaja më e madhe. Allahu na ruajtë nga njerëzit e paditur.

Për atë, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu ka lutur Allahut t’i jap dituri të dobishme, a nuk ishte Pejgamberi i Allahut që në natën e 23’të doli dhe ua fali në xhami? A nuk ua fali në natën e 25 me xhematë? E natën e 27 nuk doli fare dhe tha se desha të dal mirëpo frigohesha se mund të ju bëhet farz.

Mirë, e lëmë Pejgamberin e Allahut .. Ti që i fal 20 rekatë teravi dhe thua se Omer ibn Hattabi i ka falur 20 edhe pse ky trasnmetim është i dobët, Omer ibn Hattabi kur e ka caktuar Ubej ibn Kabin dhe Temim ed-Dariun si imam, i ka fal 8 rekatë, në rregull, ti po thua 20, mirë të pyes unë, çka kanë falur këto, namaz nate apo namaz dite? A nuk është Othman ibn Affani që e ka fal 1 rekatë me një hatme?

A nuk është Ebu Hanife që ka falur gjithnjë namaz nate? A nuk jeni ju që thoni se 40 vjet Ebu Hanifja e ka falur namazin e sabahut me abdesin e Jacisë? Çka ka falur Ebu Hanifja? Pra, ka falur namaz nate. Kur e lavdërojnë Ebu Hanifen, thonë 40 vjet se ka prishur abdesin ka bërë namaz nate, e sipas këtyre, ”mjer Ebu Hanife i cili 40 vite paska bërë bidat, paska bërë haram”.

Vëllezër të ndershëm, këto janë përtacat që u vie mërzi ta adhurojnë Allahun dhe tentojnë që edhe të tjerët t’i shmangin nga adhurimi i Allahut. Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kush e beson Allahun dhe ditën e Gjykimit le të fol mirë ose le të hesht. Kush hesht, shpëton, ngase ky që fol për këtë punë i ngjason talebes së Ebu Hanifes i cili tha: Nëse hëna del në mes të Ramazanit, a mundemi të bëjmë Bajram? -Tha e bëjmë Bajram, nëse dielli perëndon në drekë.