Ku është Allahu dhe a është Allahu me ne?

AKIDE

Ku është Allahu?

Allahu është mbi Arsh, mbi qiej. Allahu thotë:

“(Ai është) Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.” (Ta Ha,)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Allahu ka shkruar në libër para se t’i krijojë krijesat: “Mëshira Ime e mbulon zemërimin Tim.” Kjo është shkruar te Ai mbi Arsh (Fron). (Transmeton Buhariu) Ai që mohon qenien e Allahut mbi Arsh, ai e kundërshton Kuranin dhe sunnetin.

A është Allahu me ne?

Allahu është me ne me diturinë e Tij, na dëgjon dhe na sheh. Allahu thotë:

“Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Ta Ha, 46)

I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Ju i luteni Atij që dëgjon dhe që është afër. Ai është me ju (është me ju me diturinë e Tij).” (Transmeton Muslimi)