Kur Allahu e pranon veprën e njeriut dhe cila vepër mund të konsiderohet e mirë në islam?

LAJME

Kur Allahu e pranon veprën e njeriut dhe cila vepër mund të konsiderohet e mirë në islam?

Pra janë dy pyetje, të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në shumë ajete Allahu azze ue xhel ka përmendur dhe ka thënë ata që kanë besuar dhe vepruar vepra të mira .. Vallë, cila është vepra e mirë? Pra është pyetja shumë e rëndësishme, ngase ne doemos duhet t’i dijmë kriteret e veprës së mirë që të dijmë se cila vepër konsiderohet te Allahu azze ue xhel si vepër e mirë.

Pra dijetarët për këtë çështje kanë ardhur me tre kritere, e ajo vepër që i përmban këto tre kritere konsiderohet si vepër e mirë. Këto kritere janë nxjerrur nga Kur’ani, nga fjalët e Allahut azze ue xhel dhe nga hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Vepra që të konsiderohet e mirë, sëpari duhet të jetë vepra e cila kryhet për Allahun Pra çdo vepër e cila nuk është për Allahun azze ue xhel nuk mund të jetë apo të konsiderohet si vepër e mirë, kjo është kriteri i parë dhe janë bazuar në fjalën e Allahut azze ue xhel, ku thotë Allahu: Nuk janë urdhëruar që ta adhurojnë Allahun vetëm se sinqerisht.

Kriteri i dytë, është të jetë në përputhshmëri me veprimin apo me sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ngase nuk mund të jetë një vepër e mirë në sheriat nëse nuk përputhet me të vepruarit e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngase thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me një hadith se çdo vepër që nuk kam urdhëruar në të, ajo vepër nuk do të jetë e pranuar tek Allahu.

– Pra kushti i dytë, të jetë në përputhshmëri me sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dhe kushti i tretë, për të qenë një vepër e pranuar tek Allahu, duhet që vepra të buron nga besimi, ngase siç na ka ardhur në një ajet që thotë Allahu azze ue xhel në Kur’an:

Kush vepron vepra të mira, qoftë nga meshkujt apo femrat dhe duke qenë besimtar. Pra vepra e mirë duhet t’i plotëson disa kritere, të njejtat kritere janë për të qenë vepra e pranuar tek Allahu azze ue xhel.

Pra vepra e mirë konsiderohet në sheriat nëse është në përputhshmëri me sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është e sinqertë për Allahun dhe buron nga besimi. Pra kjo është vepra që të sjell dobi në ahiret.