Kush e ka krijuar Allahun?

AKIDE

Kush e ka krijuar Allahun?

Nëse shejtani ia cytë ndokujt këtë pyetje, le të kërkojë mbrojtje te Allahu. Allahu thotë:
“E nëse ty të ngacmon (ndonjë ngacmim prej) shejtani, ti kërko mbrojtje nga Allahu, se me të vërtetë Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.” (Fusilet, 36)
I Dërguari i Allahut alejhi selam na ka mësuar që në këtë rast të themi:

“Amentu bil-lahi ve rusulihi, Allahu ehad, Allahus-samed, lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehukufuven ehad”, pastaj le të pështyjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtje te Allahu nga shejtani.
Transmetohet se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thë në: “O Zot, Ti je i pari, s’ka gjë para Teje.” (Transmeton Muslimi)