KUSHTET E PRANIMIT TË NJË VEPRE

AKIDE

KUSHTET E PRANIMIT TË NJË VEPRE

1) Cilat janë kushtet që një vepër e mirë të pranohet nga Allahu?

Që një vepër e mirë të pranohet nga Allahu, duhet të plotësohen katër kushte:

a) Personi duhet ta adhurojë vetëm Allahun në të gjitha aspektet e adhurimit. Allahu thotë: “S’ka dyshim se për ata që besuan dhe bënë vepra të

mira vendpritje për ta do të jenë Xhenetet e Firdeusit.”

(El-Kehf, 107)

I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Thuaj: ‘Besoj në Allahun, pastaj përqendrohu (qëndro fort në këtë).” (Transmeton Muslimi)

b) Vepra duhet të kryhet vetëm për hatër të Allahut.

Allahu thotë në Kuran:

“Adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij.” (Ez-Zumer, 2)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thotë ‘la ilahe ilallah’ me sinqeritet, do të hyjë në Xhenet.” (Hadithi është i vërtetë.

Transmeton Bezari dhe të tjerët) c) Vepra e kryer të jetë në përputhje me sunnetin e të

Dërguarit të Allahut. Allahu thotë:

“Ç’ka ju jep Pejgamberi atë merreni e ç’ka ju ndalon përmbahuni (prej saj).” (Hashër, 7)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush e bën një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo i refuzohet.” (Transmeton Muslimi)

d) Personi nuk duhet të kthehet në kufër (mosbesim) e shirk (politeizëm), sepse kjo shkakton fshirjen e veprave të mira. Allahu thotë:

“Nëse i bën shok Allahut, veprat tuaja janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve.” (Ez-Zumer, 65)

2) Nijeti (qëllimi)

Nijeti (qëllimi) është një prej elementeve kryesore që një vepër e mirë të pranohet prej Allahut. Ai duhet të jetë vetëm për ta arritur kënaqësinë e Allahut me anë të asaj vepre. Vendi i nijetit është zemra. Nuk lejohet që nijeti të shqiptohet (me përjashtim të nijetit të haxhit dhe umres), sepse i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe shokët e tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Allahu i madhëruar thotë:

“Dhe nëse ju e mbani të fshehtë fjalën tuaj apo e nxirrni hapur atë, padyshim që Ai është i gjithëditur për gjithçka në gjokse (të njerëzve).” (Mulk, 13)

I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, për këtë ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit). Çdo personi i takon ajo që ka pasur për qëllim…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)