Librin e shkruaja për Allahun

TEMA TË NDRYSHME

Librin e shkruaja për Allahun

Ibn Tejanij (436h) shkroi një libër në qytetin e Marsejës në Endelus. Kur princi i saj e mori vesh, i dërgoi 1000 monedha floriri
vetëm që të shtoi një shprehje që këtë libër ja ka dedikuar princit Ebu Xhejsh Muxhahid.

Por ky dijetar refuzoi shumën e ofruar dhe iu përgjigj: Kurrë nuk kam për të shkruar emrin e prijësit te një libër
që e kam shkruar për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe për të përfituar studentët e dijes.

Pas kësaj ngjarje, ky dijetar filloi të vlerësohej e nderohej edhe më shumë si nga princi ashtu edhe nga njerëzit.