LLOJET E SHIRKUT TË MADH

AKIDE

LLOJET E SHIRKUT TË MADH

1) A duhet të kërkojmë ndihmë nga ata që janë të vdekur dhe nga ata të cilët nuk janë të pranishëm?
Jo, nuk duhet të kërkojmë ndihmë prej tyre, por duhet të kërkojmë ndihmë vetëm prej Allahut. Allahu thotë:
“Ata (idhujt) që i adhurojnë idhujtarët veç Allahut, ata nuk krijojnë asnjë gjë, por ata vetë janë të krijuar.” (En-Nahl, 20)
“Kujtojeni (momentin) kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj e Ai u është përgjigjur.” (El-Enfal, 9)

1 Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Ja Hajjun, ja Kajjum (o Ti që je i Gjallë dhe Mbikëqyrës), me mëshirën tënde kërkoj ndihmë.” (Transmeton Tirmidhiu)
2) A mund të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve?
Po, ne mund të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve në ato raste kur ka mundësi. Allahu thotë:
“E ai i anës së tij kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra me grusht e ai vdiq.” (El-Kasas, 15)

“Ndihmohuni në të mira dhe të mbara.” (El-Maide, 2) I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Allahu është në ndihmë të robit, derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet” (Transmeton Muslimi)
Të kërkuarit shërim, risk (furnizim), udhëzim dhe sende të ngjashme, këto gjëra nuk kërkohen nga askush tjetër përveçse nga Allahut. Allahu thotë:.

“Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua dhe është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” (Esh-Shuara, 78-80)