Merrni në llogari vetët tuaja para se t’ju marrin

TEMA TË NDRYSHME

Omer Ibn Hatabi: Merrni në llogari vetët tuaja para se t’ju marrin, sepse kjo është më e lehtë për ju, peshojini punët tuaja para se t’jua peshojnë dhe përgatituni për paraqitjen e madhe, në ditën në të cilën nuk shpëton asgjë sado e vogël.

Thuhet: Tre kategori mbjellin në zemrat e tyre hakmarrjen, zemërimin dhe shkatërrojnë atë që ndërtojnë: Ai që merret me të metat e njerëzve, atij që i pëlqen vetvetja dhe ai që i bën punët sa për sy e faqe të njerëzve. Dhe tre kategori mbjellin dashuri në zemrat e tyre dhe trashëgojnë mirësinë e nderime tek banorët e qiellit: Ai që ka sjellje të mirë, i sinqerti dhe modesti.