MIQTË E RRAHMANIT (MËSHIRUESIT) DHE MIQTË E SHEJTANIT

AKIDE

MIQTË E RRAHMANIT (MËSHIRUESIT) DHE MIQTË E SHEJTANIT

1) Kush janë miqtë e Rrahmanit?

Miqtë e Rrahmanit (Mëshiruesit) janë besimtarët që janë të devotshëm dhe ata që veprojnë sipas Kuranit dhe sunnetit. Allahu thotë:

“Ta dini se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk do të kenë frikë (në botën tjetër) e as nuk do të brengosen. Ata të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus, 62-63)

1 Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë mik i imi dhe i besimtarëve të mirë është Allahu.” (Transmeton Muslimi dhe Buhariu në librin e tij “Edebul mufred”)

2) Kush janë miqtë e shejtanit?

Miqtë e shejtanit janë ata që e kundërshtojnë Allahun, ata që nuk veprojnë sipas Kuranit dhe sunnetit, pasuesit e bidateve dhe epsheve. Allahu thotë:

“Kush mbyllë sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.” (Ez-Zuhruf, 36)

3) A gjendet rrugë ndërmjet në mes hakut (të vërtetës) dhe batilit (të kotës)?

Nuk ka rrugë ndërmjetëse në mes hakut (të vërtetës) dhe batilit (të kotës), sepse Allahu e ka sqaruar dhe dalluar të vërtetën nga e kota. Allahu thotë në Kuran:

“Pas të vërtetës nuk ka tjetër veç humbjes.” (Junus,32)