Ndegjo çfar shpërblimi ke, o ti i cili e falë namazin në pun ?!

PYETJE PERGJIGJE

Transmetohet nga Ibn Umeri se Profeti ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes për kë ka mundësi”. Allahu i ka nxitur besimtarët që ta kryejnë atë sa më mirë, në ajete të shumta, për shembull fjala e Tij: “Të kthyer tek Ai, kijani frikën Atij, kryejeni më së miri namazin dhe mos jini nga idhujtarët të cilët e përçanë fenë duke u ndarë në grupacione ku çdo palë i gëzohet idesë së

tij” (Rrum 31); dhe thotë: “E nuk qenë të urdhëruar për diçka tjetër përveçse ta adhurojnë Allahun sinqerisht me përkushtim vetëm ndaj Tij ta falin më së miri namazin, ta japin zekatin. Kjo është feja e drejtë” (Bejineh 5); dhe ka thënë: “Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë” (Ibrahim 31).

Nga lutjet e të dashurit të ngushtë të Mëshiruesit, Ibrahimit ishte: “O Zoti im më bëj mua falës të namazit, po ashtu dhe pasardhësit e mi, o Zoti ynë na e prano lutjen” (Ibrahim 40). Allahu e ka obliguar namazin për çdo musliman të shëndoshë mendërisht. Namazi është ligjëruar si edukativ për të vegjlit siç thotë Profeti: “Mësojuni fëmijëve tuaj namazin kur janë shtatë vjeç dhe goditini nëse nuk falen pasi të mbushin dhjetë vjeç”. Allahu ka urdhëruar që namazi të falet në kolektiv (me xhemat) në xhamitë, shtëpitë e Allahut.