Ndrrimi i arit tek artari, si të ruhemi nga kamata?

LAJME

Pyetja është shumë e rëndësishme, ngase shumë musliman nuk kushtojnë kujdes gjatë ndrrimit të arit. Kurse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, na ka mësuar se në këtë rast, nëse dëshirojmë që ta ndërrojmë arin e vjetër me arin e ri, duhet të jetë në dorë domethënë të jipet në një dorë, në të njejtin vend, të mirret ari që dëshiron ta blesh. Pra nuk lejohet që arin e vjetër ta lësh te artari domethënë ta lësh sot, dhe thua kaloj pas një ore, pas 15 minutash, apo pas një dite, të nesërmën e marr arin e ri. Kjo është kamatë. Këtë e ka ndalu.

Gjithashtu, nëse dërgon ari të vjetër 10 gram, dhe dëshiron të blesh një unazë 10 gram, nuk lejohet që të shtosh diçka sikur që është parashtruar pyetja.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka tregu dhe thënë se nëse e keni të domosdoshme, apo dëshironi që ta ndërroni arin e vjetër me arin e ri, na ka lënë një zgjidhje e cila njëherit edhe të mbron nga kamata. Kjo zgjidhje është se arin e vjetër duhet ta shesësh..pra, ta dërgosh tek artari, ta peshon, ta vlerëson, ti jep të hollat, i merr të hollat nga ai, i fut në xhep, e pastaj thotë Pejgamberi i Allahut, bleni çfarë të dëshironi.

Ku është hikmeti dhe urtësia? Urtësia është se shitblerja së pari i arit të vjetër të mbaron, e pastaj, blerja e arit të ri, të jetë një kontratë tjetër. Ke të drejta në këtë rast, që të marrësh të hollat dhe të kalosh tek artari tjetër dhe të blesh ari të ri ngase çmimi është më i volitshëm për ty. Ndërsa artari i parë nëse ta kushtëzon të blesh tek ai, kjo nuk lejohet në dinin e Allahut azze ue xhel.

E njejta ndodh edhe me ndryshimin e të hollave, valutës. Shembull, ke euro dhe dëshiron t’i ndërrosh me denar, me lek, apo kështu me radhë. Nuk lejohet që të japësh 100 euro, e pastaj t’i thuash pas 15 minutash do kthehem dhe do i marr në denar, kjo është kamatë.

Duhet në dorë, në atë vend, derisa Imam Maliku e ka kushtëzu dhe ka thënë: Nëse blerësi i të hollave tua, apo i arit-artari hy në dhomën tjetër për të ta pru arin e ri apo për të t’i pru denarët, në këtë rast ke ra në kamatë.

Edhepse shumica e dijetarëve nuk e konsiderojnë hyrjen në dhomën tjetër, përderisa është një shtëpi apo një objekt, një vend .. ndërsa të gjithë janë të pajtimit se nëse artari apo ndryshuesin e parave, del prej dyqanit të tij, prej objektit të tij, prej këmbimores së tij, në këmbimoren e fqinjut të tij, për t’i marr denarët, kjo është kamatë dhe nuk lejohet që t’ia lësh euron në dorën e tij.

Pra, lusim Allahun azze ue xhel që të jemi të kujdesshëm e syhapur në këto trajtime dhe marëdhënie, që mos të jemi prej atyre që e hidhërojmë Allahun azze ue xhel, kur e dime se kamata është një prej mëkateve më të mëdha pas shirkut ngase është luftë me Allahun azze ue xhel dhe këtë e ka thënë Pejgamberi i Allahut: Do të vie një kohë që nëse njerëzit nuk bien në kamatë, ka për t’i kap pluhuri i kamatës. Edhepse kur jemi në këtë kontekst, ky nuk është pluhuri i kamatës, kjo është kamatë.

Pluhuri i kamatës janë tiketat e telefonave, rrymës, rrogave, që na vijnë përmes bankave, ky është pluhuri i kamatës, ndërsa ato që i cekëm deri më tash, këto janë kamatë. Lusim Allahun që të na mëson dinin, të na bëj të kujdesshëm që mos të biem në këtë mëkat të madh, që ta hidhërojmë Allahun azze ue xhel..