Në farzet e ikindisë poashtu dhe Jacisë, tek Etehijatu a lexohen vetëm salavatet apo i shtohet edhe Allahumme rabbena gfirli..?!

LAJME

Në farzet e ikindisë poashtu dhe Jacisë, tek Etehijatu a lexohen vetëm salavatet apo i shtohet edhe Allahumme rabbena gfirli..?!

Kisha një pyetje rreth namazit, në farzet e ikindisë poashtu dhe Jacisë, tek Etehijatu a lexohen vetëm salavatet apo i shtohet edhe Allahumme rabbena gfirli, edhe kur ngrihemi prej rukusë a thuhet Rabbena lekel hamd apo Rabbena ue lekel hamd, dikush po thotë ndryshe e dikush ndryshe, s’po mundem me kuptu, Allahu ju shpërbleftë.

Pra, si duket këtu janë dy pyetje, pyetja e parë, në uljen e parë a duhet të lexohet vetëm ettehijati bashkë me salavatet, apo t’i bashkangjiten edhe duatë?

Përgjigja është kjo: Në uljen e parë, pra në dy rekatet e ikindisë apo të jacisë, besimtari ka të drejtë të zgjedh nëse dëshiron ia bashkangjitë dhe duatë dhe lutjet, nëse dëshiron mund të mjafton me salavatë mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pas etehijjatit ngase transmetohet me një hadith që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: Në çdo dy rekatë këndojeni këtë lutje, pra ua ka mësuar etehijjatin dhe salavatet, dhe ka thënë dhe zgjedheni prej lutjeve që pëlqeni dhe zgjedheni prej lutjes që ju e pëlqeni.

Pra nga ky hadith, kanë thënë dijetarët se lejohet që njeriu të bëj dua, e Rabbena lekel hamd ose duaja Allahumme rabbena atina fi dun’ja haseneh që e ka për qëllim, apo Rabbena-gfirli është prej duave, lutjeve, që lejohet të këndohet edhe në lutjen e parë nga ky hadith i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Pejgamberi i Allahut ka bërë që njeriu të zgjedh, nëse dëshiron, le të bëj dua dhe lutje në këtë vend, me atë lutje që e pëlqen dhe ka dëshirë t’i lutet Allahut,

ndërsa thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lutjen e fundit, pra në uljen e fundit të namazit, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndër lutjet me rëndësi sipas dijetarëve, derisa e kanë obliguar të lexohet kjo lutje që e ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pas salaveteve që dërgohen mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thuhet: O Zot, më mbroj nga dënimi i varrit,

më mbroj nga fitnet e Dexhallit, më mbroj nga sprovat e jetës dhe vdekjes dhe më mbroj nga mëkatet dhe borxhi. Pra, këtë lutje Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka preferuar që të thuhet në fund të namazit, pas salavateve, në uljen e fundit. Ndërsa në uljen e parë, thash mjafton nëse njeriu e këndon etehijatin dhe salavatet me këtë mjafton dhe mund të vazhdon, por mund të lutet, Allahu azze ue xhel më mirë e din.

– përgjigjeja është marrë nga videot e hoxhës Sadullah Bajrami