Në librin 40 Hadithet e Imam Neveviut a janë të gjitha hadithet të sakta apo jo?

LAJME

Në librin 40 Hadithet e Imam Neveviut a janë të gjitha hadithet të sakta apo jo?

Imam Neveviu, ka qenë një dijetar që Allahu azze ue xhel i ka dhënë bereqet në jetën e tij, mendojmë se bereqeti i tij, pos asaj kontributit, orvatjes që e ka dhënë për dinin e Allahut është për shkak të sinqeritetit të tij, e Allahu e di më së miri.

Një ndër librat që e ka shkruajtur imam Neveviu është 40 hadithet e imam Neveviut, faktikisht ky libër i përmban 42 hadithe që imam Neveviu në fillim të librit tregon dhe thotë se jam përpiqur që t’i zgjedh hadithet e shkurtëra në tekst, me domethënie të madhe.

Imam Neveviu gjithashtu tregon dhe thotë se jam përpiqur që mos të shënojë në këtë libër vetëm hadithe të vërteta apo të pranuara edhe pse thotë se shumica nga ato janë prej haditheve që i transmeton imam Buhariu dhe Muslimi. Pra hadithet e 40 hadithëve të imam Neveviut, sipas imam Neveviut janë të saktë apo janë të pranuara, do të thotë hadithet bëjnë pjesë në grupin e haditheve të pranuara,

e nga ato ka hadithe të vërteta dhe hadithe të mira megjithatë dijetarët, disa nga hadithet e imam Neveviut të këtij libri i kanë konsideruar për nga zinxhiri si hadithe të dobëta edhe pse për nga kuptimi kanë thënë se hadithet janë të vërteta, njëri nga ato është ibn Rexheb el Hanbeliu i cili jep disa vërejtje për disa hadithe që gjenden në librin e 40 haditheve të imam Neveviut.

Cilat janë këto hadithe që imam Ibn Rexheb el Hanbeliu i konsideron prej haditheve të dobëta .. Hadithi numër 12, ku thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Prej mirësisë së Islamit është njeriu që të lë atë që nuk i intereson, hadithi numër 29, ku thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se a ka diçka që i hedh njerëzit në zjarr, vetëm se si rezultat i gjuhëve të tyre, hadithi numër 30 që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se Allahu ka bërë farze dhe mos i lini pas dore, dhe Allahu ka caktuar kufijë, mos i tejkaloni e kështu me radhë.

Hadithi numër 31, ku thotë Pejgamberi i Allahut: Heq dorë apo mos lakmo në dynja, do të të dojë Allahu dhe mos lakmo në atë që është në dorën e njerëzve do të të duan dhe njerëzit .. Hadithi 39, hadithi 41, pra këto janë hadithe që imam ibn Rexheb el-Hanbeliu u jep vërejtje dhe thotë se janë hadithe të dobëta, megjithatë imam Neveviu siç thotë shejh Albani është bazuar në saktësinë e këtyre haditheve të imam Tirmidhiut,

e sikur që imam Neveviu të kishte bërë një studim mbi zinxhirin e këtyre haditheve do të kishte ardhur në një përfundim siç ka ardhur imam Ibn Rexheb el Hanbeliu, pra si duket edhe prej fjalëve të shejh Albanit, pra edhe shejh Albani i konsideron këta hadithe të dobëta, megjithatë si libër është libër i mrekullueshëm, libër i mirë që na tubon shumë hadithe të nevojshme të përditshme që duhet besimtari të di.

Allahu e di më së miri.