Në qiell është rrizku juaj dhe ajo që ju është premtuar

TEMA TË NDRYSHME

Afan ibn Muslim, mësuesi i Buhariut, kur u mor në pyetje që të thoshte se Kurani është i krijuar (kjo kundër besimit të drejtë, ndërkohë që Kurani është fjala e Allahut e përhershme dhe e përjetshme) ai refuzoi një gjë të tillë. Për këtë i thanë se nëse nuk e thua, ty do të ndërpritet rroga prej 2000 dërhem (monedha argjendi). Ai i përgjigjet: Allahu i Lartësuar thotë: “Në qiell është rrizku juaj dhe ajo që ju është premtuar”. Dhe kur u kthye në shtëpi, pjesëtarët e familjes së tij bëheshin afro 40 vetë.

Pas pak troket dera dhe një tregtar vaji kishte me vete 1000 dërhem, dhe i thotë: Të forcoftë Allahu ashtu siç ka forcuar fenë e Vet, dhe këtë rrogë do ta kesh çdo muaj.