Në qoftë se dua të martohem apo fejohem, por nuk i kam kushtet mirë. Si më këshillon?

LAJME

Në qoftë se dua të martohem apo fejohem, por nuk i kam kushtet mirë, shtëpi kam mirëpo para për të blerë ari dhe sende tjera nuk kam. Si më këshillon a të martohem apo jo?

Martohu vëlla, mos blej ari e gjëra tjera, mere gruan dhe pasi që paske shtëpi, dërgoje në shtëpi, plotësoje imanin përfille porosinë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dikush nuk ka fare shtëpi dhe martohet, ti paske shtëpi dhe thua ”nuk kam” .. Sa kilogram ari dëshiron t’ia blesh gruasë?

Pra kjo është një traditë e shëmtuar .. apo dikush thotë nuk do të martohemi derisa të përfundoj shkollimin, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Oj rini, kush mund të martohet, le të martohet ngase ajo ia ruan syrin, ta ruan nderin .. E nëse nuk mund të martohesh atëherë agjëro.

Kjo është ilaçi!

– marrë nga ligjeratat e hoxhë Sadullah Bajramit