Në shkollë shpeshherë na vie rasti apo të transmetojmë shprehje që në të përmbajnë fjalë të kufrit, a na lejohet që ..

LAJME

Në shkollë shpeshherë na vie rasti apo të transmetojmë shprehje që në të përmbajnë fjalë të kufrit. Për atë më intereson të di, se a na lejohet neve të veprojmë një gjë të tillë dhe a është vepër e kufrit që të nxjerr nga besimi apo jo?

S’ka dyshim se dijetarët në këtë tematikë kanë folur. Transmetimi i kufrit a konsiderohet vepër që të nxjerr nga besimi dhe kanë ardhur në ujdi dijetarët dhe kanë thënë se njeriu përderisa nuk e pohon atë të cilën e transmeton, nuk është nga veprat që të nxjerr nga besimi, ngase transmetimi i kufrit, në dinin e Allahut nuk konsiderohet kufër, me kusht që të mos pajtohet me atë që e transmeton.

Janë argumentuar dijetarët dhe kanë thënë se Allahu azze ue xhel në Kur’an na ka transmetuar shumë vepra dhe shprehje të kufrit nga çifutët, krishterët dhe mushrikët, megjithatë nuk preferohet që të transmetohet kufri vetëm se në atë rast kur është e domosdoshme dhe preferohet që t’i bashkangjitet kritika pas transmetimit të kufrit, pra mos të ngelet vetëm transmetim, ngase Allahu vërtetë e ka transmetuar kufrin e krishterëve dhe çifutëve dhe mushrikëve në Kur’an, megjithatë ia ka bashkangjitur një kritikë apo një sqarim pas asaj, pra preferohet në rastin e transmetimit të kufrit të sqarohet se kjo vepër është e kufrit dhe se besimtarët distancohen nga kjo fjalë, nga kjo vepër dhe nuk pajtohen me të.

Pra, transmetimi i kufrit nuk është kufër apo nuk të nxjerr nga besimi përderisa nuk pajtohesh me të dhe nuk e pranon atë të cilën e transmeton dhe nuk pajtohesh me atë fjalë të cilën e transmeton, por e transmeton vetëm për sqarim apo për të treguar se deri kur njerëzit kanë shkuar në mohim të dinit të Allahut azze ue xhel.