Nga durimi i dijetarëve

TEMA TË NDRYSHME

Jahja ibn Maëijn tregon: Kur u nisa me imam Ahmed ibn Hanbel për në
Jemen për të mësuar tek Abdurrezaku, së pari kryem haxhin. Ndërsa po
bënim
tavaf pamë Abdurrazakun dhe e përshëndetëm. Kur e prezantova me imam
Ahmedin, ai tha: Vetëm fjalë të mira kam dëgjuar për të. Pastaj i thashë imam
Ahmedit që Allahu na e lehtësoi rrugën që të mos shkojmë deri në Jemen për
një muaj. Imam Ahmedi përgjigjet se unë nuk e kam ndërruar nijetin dhe pas
një farë kohe kur arritëm në Jemen, rezervat në të holla të imam Ahmedit mba
ruan. Ne i ofruam para si ndihmë dhe nuk i pranoi, i thamë që merri borxh dhe
përsëri nuk i pranoi. Kur e vëzhguam morëm vesh se ai punonte me duart e tij.

Imam Evzaij me studentët e dijes

Pasi imam Evzaij mbaroi mësimin me studentët e tij, i shoqëroi dy
kilometra dhe ato i thanë: O mësuesi ynë: Ju e keni të vështirë të ecni me ne se
jeni i moshuar, prandaj kthehuni e mos u lodhni!

Imam Evzaij i thotë ecni e pushoni, pasha Allahun sikur të dija se mund të
ketë ndonjë grup njerëzish më të mirë tek Allahu sesa ju, do të ecja me to, por
ju jeni njerëzit më të mirë e më të dashur tek Ai.

Bindja me dëshirë është më e mirë

Kur Halifja Mehdij El Abasij donte të nënshtronte popullin e Shamit për
mosbindjen që kishin treguar ndaj tij, dijetari Ibn Hurejm i thotë:

Mësohu t’i falësh ato gabojnë, se nëse i bën ato që të të binden ty me dë
shirë, është më e mirë për ty sesa t’i bësh ata që të të binden nga frika.

Që të gjithë ju jeni gjuetarë të presë

Zahidi i madh Amër ibn Ubejd, një ditë vizitoi Ebu Xhafer el Mensur dhe i
tha: O prijësi i besimtarëve: Shumë gjëra po ndodhin në sytë e tu, dhe ti aspak
nuk po shqetësohesh. Dije se Allahu të ka dhënë pasuri në këtë dynja, përpiqu
të shpëtosh veten tënde me një pjesë të saj, se kjo që ke sot në dorë, sikur të
rrinte në duart e atyre që ishin para teje, nuk do të vinte në duart e tua. Ngrije
flamurin e drejtësisë që të afrohen rreth teje njerëzit e drejtë.

Ebu Jusufi përshkruan Ebu Hanifen

Halifja Harun Rashid pyeti Ebu Jusufin rreth virtyteve të Ebu Hanifes, dhe

ai u përgjigj:

Ruhej shumë nga harami, ishte i larguar prej njerëzve të zhytur në dynja, heshte gjatë, vazhdimisht meditonte, nuk ishte thashethemexhi, nëse pyetej rreth një çështje që e dinte përgjigjej, merrej me vetveten e jo me te tjerët dhe çdo njeri e përmendte për mirë.