Nikabi a është obligim apo është sunet?!

LAJME

Nikabi a është obligim apo është sunet?!

Nikabi është obligim, farz. Por, nëse një grua s’ka mundësi që ta praktikon, le ta din se e ka obligim dhe ban gjynah. Pse po them le ta din? E para: Në mënyrë që të kërkon falje, të bën estagfirullah dhe të pendohet. E dyta, kur t’i mundësohet që ta praktikon, ta praktikon. E shpeshherë ndodh, disa hulumtojnë që të gjejnë argument, thojnë hallall, e nuk e dinë të shkretit se ata kanë rënë në gjynah më të keq, se sa mos me e praktiku këtë vaxhib.

Cili është gjynahi më i madh? Haramin hallall e kanë bërë, pa pasur argument. Thonë: Ka thënë shejh Albani. Ka thënë ai, mirëpo s’ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Thonë: ‘Është një hadith..’, mirëpo ky hadith, lexoji se çfarë kanë thënë dijetarët në përgjithësi e mos je nga ato që e adhurojnë epshin tënd.

E lusim Allahun azze ue xhel që të na mundëson që gratë tona të praktikojnë mbulesën siç e dëshiron Allahu, të jenë të bukura në sytë e Allahut, të jenë të pranuara tek Allahu azze ue xhel.

– përgjigjeja është marrë nga video ligjeratat e hoxhës Sadullah Bajrami