Një sqarim rreth përshëndetjes për dore ndaj grave që nuk i kemi mahrem!

LAJME

Selamu alejkum, kam një pyetje. Pyetja ka të bëj me hidhërimin e prindërve dhe të afërmve shkaku se ne nuk i përshëndesim për dore ata gra që nuk i kemi mahrem, a bëj mirë me këtë sjellje apo kemi bërë keq që shumë familjarë hidhërohen me ne dhe kanë thënë se nuk shkojmë tek ata shkaku i mospërshëndetjes për dore. Një sqarim ju lutem, Allahu ju shpërbleftë!

S’ka dyshim se një ndër traditat që kanë ngelur të shëmtuara dhe të këqija është përshëndetja e meshkujve dhe femrave për dore edhe pse nuk e kanë të lejuar në dinin e Allahut azze ue xhel. E s’ka dyshim se prindërit dhe të afërmit kanë peshë të madhe në fenë e Allahut azze ue xhel.

Allahu për prindërit thotë se pas adhurimit të Allahut është pajtimi dhe respektimi i prindërve, gjithashtu edhe shumë hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem flasin për vlerën e farefisnisë apo lidhjen farefisnore megjithatë i njejti Pejgamber, i njejti burim, që na ka porositur dhe na ka obliguar të respektojmë prindërit, të respektojmë të afërmit, që mos t’i shkëpusim marëdhëniet farefisnore me të afërmit, i njejti burim, i njejti Zot, na ka porositur dhe na ka thënë, nuk respektohet krijesa nëse i bëhet mëkat Krijuesit.

Pra përshëndetja për dore, mes meshkujve dhe grave që nuk i kanë hallall të përshëndeten për dore, cili është vendimi i sheriatit? Të dëgjojmë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Në një hadith thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Më lehtë për njeriun do të ishte të shpohen me gjilperë në kokë deri në thembër, se sa të përshendet një grua që nuk e ka hallall, pra më lehtë për të është që të shpohet me gjilpërë në kokë se sa të përshendet një grua që nuk e ka hallall. Pra në këtë rast prindërit të imponojnë, të obligojnë, të urdhërojnë që t’i përshendesësh edhe ata që nuk i ke hallall për dore, kurse Allahu,

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë se më lehtë për ty është që të shpohesh me gjilperë se sa t’i përshendesësh, në këtë rast respektohet Allahu, dëgjohet Allahu, nuk përshëndeten për dore por në të njejtën kohë respektohen edhe prindërit.

Pra, nuk u nënshtrohemi urdhërit të prindërve në këtë rast, edhe nuk i prishim sjelljet me prindërit por në të njejtën kohë nuk e hidhërojmë Allahun azze ue xhel, për shkak se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka porositur që në këtë mënyrë të jetojmë.