Njerëzit frikësohen nga ty, në varësi të përkushtimit tënd ndaj Allahut

TEMA TË NDRYSHME

Princi i Basrës Muhamed ibn Sulejman, kur vizitoi dijetarin Hamad ibn Selemeh u ul para tij dhe e pyeti: O Hamad, si e shpjegon se sa herë që të shikoj ty dridhem nga frika?!

Hamadi i përgjigjet: Kur dijetari ka si qëllim të fitojë kënaqësinë e Allahut, atë e kanë frikë çdo gjë, ndërsa nëse dijetari ka si qëllim të mbledh pasuri, ai vetë ka frikë nga çdo gjë.

Transmetohet:

– Njerëzit frikësohen nga ty, në varësi të përkushtimit tënd ndaj Allahut.

– Njerëzit të duan ty, në varësi të dashurisë tënde ndaj Allahut.

– Në varësi të përkushtimit tënd ndaj Allahut, merren njerëzit me punët e tuaja.