Nuk fitohet dija me qetësinë e trupit

TEMA TË NDRYSHME

regon Ibn Ebi Hatim: Ishim në Egjipt qysh prej shtatë muajsh, dhe gjatë kësaj kohe nuk kishim provuar asnjëherë gjellën,
ngaqë gjatë ditës shkonim nga një mësues tek tjetri, kurse në darkë i rregullonim dhe sistemonim ato që shkruanim ditës.
Një ditë kur po ecnim rrugës për në shtëpi blemë peshk, dhe kur arritëm në shtëpi erdhi koha e mësimit,
dhe ngaqë shkonim nga një mësues tek tjetri, peshku qëndroi tre ditë pa u gatuar dhe për pak sa nuk u prish,
dhe kur e hëngrëm ishte gjysmë i pjekur se nuk kishim kohë që të piqej tamam. Nuk fitohet dija me rehatinë e trupit.