Numri i të kthyerve në Islam po rritet, a mendoni se do të vazhdon kështu dhe desha të di kur do të zbret Isai a.s. dhe Dexhalli ..

PYETJE PERGJIGJE

Pra, ne mendojmë se kjo është një nga shenjat e Kiametit, që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka lajmëruar dhe na ka treguar dhe na ka dhënë myzhde se Islami do të arrijë aty ku ka arritur nata dhe dita. Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nuk do të len Allahu azze ue xhel shtëpi të ndërtuar me tulla apo çadër, pa depërtu Islami.

Bartësit e Islamit do të jenë ato që krenohen me këtë din dhe ata që e luftojnë këtë din. E pastaj Allahu azze ue xhel i ngadhnjen muslimanët dhe i mposhtë jobesimtarët, siç ka ardhur në hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Gjithashtu, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Allahu ma rrafshoi tokën, e pashë si pjatë pranë meje dhe sundimi im ka për të arritur në atë të cilën e kam parë. Pra ne jemi pranë ngadhënjimit të Islamit, pra përhapja e Islamit dhe kalimi i njerëzve në Islam në kohërat bashkëkohore, paralajmëron atë të cilën e paralajmëroi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe realizohet paralajmërimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngase Islami do të ngadhënjejë dhe Islami do të forcohet për atë ardhja e Imam Mehdiut do të ketë ushtarë që do t’i bashkangjiten dhe do të shkojnë tufë-tufë grupe-grupe për t’ia dhënë besatimin Imam Mehdiut.

Sa i përket numrit të muslimanëve a do të jenë në ditën kur zbret Isai alejhi selam, apo do të vjen Imam Mehdiu, a do të jetë numri i shumtë? S’ka dyshim se do të jetë numri i shumtë për shkak se siç dihet se beteja e madhe që do të zhvillohet në Sirinë e sotme, siç ka paralajmëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e ka emërtuar “Thertorja e Madhe” e ajo do të ndodhë e ajo do të ndodhë në mes muslimanëve dhe jobesimtarëve, shkaqet e ndodhjes së kësaj beteje të madhe së kësaj beteje të madhe është ngase 70.000 nga europianët, 70.000 nga jomuslimanët do të kalojnë në Islam dhe europianët apo armiqët do të kërkojnë nga muslimanët që këto 70.000 t’ia dorëzojnë dhe muslimanët nuk do t’iu përgjigjen kërkesave të tyre dhe do të fillon lufta më e madhe siç e ka paralajmëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në shumë hadithe të tij, dhe e ka emërtuar si “Thertorja e Madhe”,

e pastaj normal se do të ketë edhe pasues të Dexhallit mirëpo me zbritjen e Isait alejhi selam dhe mbytjen e Dexhallit faktikisht mbaron çdo jobesimtar dhe të gjithë krijesat e Allahut azze ue xhel në kohën e Isait alejhi selam do të i takojnë Islamit, pra do të jenë musliman e pastaj me kalimin e kohës do të dobësohet gjithashtu edhe Islami, derisa mos të ngelet njeri në sipërfaqen e tokës, përpos atyre të cilët thonë se i kemi arritur baballarët tonë me një fjalë “La ilahe ilAllah”

dhe këto do të vdesin me daljen e erës nga Shami apo nga Jemeni dhe do të përfundon kjo botë, ku nuk do të ketë në sipërfaqen e tokës njerëz të cilët do të dinë ta thonë fjalën “Allah, Allah”, siç kanë ardhur hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.