Pasojat e dëmshme të gjynaheve

TEMA TË NDRYSHME

Të largon bereqetin e dijes, sepse dija është nur dhe Allahu nuk ia dhuron nurin e Vet të pabindurit.

Të pakëson rrizkun dhe bereqetin në të.

• Zemra e tij fillon e egërsohet, sepse ajo nuk fillon të ndjejë më kënaqësinë e bindjes.

Egërsohet edhe me njerëzit, sidomos ndaj njerëzve të mirë dhe afrohet me pjesëtarët dhe anëtarët e shejtanit. Disa prej të parëve muslimanë kanë thënë: Kur nuk i bindem Allahut të Lartësuar, e shikoj pasojën e saj tek sjellja e gruas dhe e kafshës.

I vështirësohen punët në përgjithësi dhe që të gjithë dyert i mbyllen, sepse ai që i bindet Allahut, Allahu atij i jep rrugëdalje.

Zemra i errësohet dhe e ndjen ashtu siç ndjen errësirën e natës, sepse

Zemra i errësohet dhe e ndjen ashtu siç ndjen errësirën e natës, sepse bindja është nur, ndërsa gjynahu është errësirë dhe sa më shumë t’i shtohet errësira, aq më shumë i shtohet shastisja e tij, derisa të humbi dhe ai nuk e ndjen, porsi i verbëri që ecën natën i vetëm dhe nuk e kupton.

• Gjynahu të dobëson trupin dhe zemrën dhe sa e sa herë një numër i vogël besimtarësh kanë mposhtur ushtri të mëdha jobesimtarësh.

I mbyll rrugën veprave të mira, porsi i sëmuri që kur han diçka, ia zgjat edhe më shumë sëmundjen dhe nuk mund të hajë gjëra më të shijshme sesa ajo që hëngri.

Gjynahet të pakësojnë jetën, duke të hequr bereqetin në të, sepse jeta e vërtetë është jeta e zemrës me Zotin e saj.

Gjynahet mbjellin farën e tyre dhe prodhojnë duke shtuar njëra-tjetrën, sepse dënimi i të keqes është kur ajo pason me një të keqe tjetër.

Gjynahet të dobësojnë dëshirën për të bërë hajr.