Pasojat e mëkatit në jetë

TEMA TË NDRYSHME

Gjynahet shkaktojnë përmbytje dhe tërmete, si tek popujt e mëparshëm.

Gjynahet të largojnë turpin, sepse nuk të bëjnë më përshtypje.

Gjynahet të dobësojnë madhështinë e Allahut në zemër.

Allahu nuk e shpëton gjynahqarin atë ditë nga dënimi i Tij.

Gjynahet e përzjenë njeriun nga rrethi i mirësisë.

Gjynahqarit i humb sevapi që fitojnë besimtarët.

Gjynahet t’i largojnë të mirat materiale dhe shpirtërore që ke.

Gjynahet mbjellin frikën dhe pasigurinë në zemër.

Gjynahet të verbojnë largpamësinë, sepse bllokojnë dyert e dijes, nurin në zemër etj.

Gjynahqari është në burgun e shejtanit, pra është pengu i tij dhe në burgun e epsheve të veta. “Shejtani është ujku i njeriut”.

Gjynahet e zhveshin njeriun nga nderimi që i bëri Allahu atij.

Gjynahet ftohin lidhjen dhe komunikimin ndërmjet Krijuesit tënd dhe teje.

Gjynahet e bëjnë njeriun që të harrojë vetveten.