Për hatër të Allahut

TEMA TË NDRYSHME

Ishte një herë një burrë koprrac dhe hipokrit, dhe ishte betuar duke i thënë gruas së tij që mos të jepte asnjë sadaka. Një ditë erdhi në derën e shtëpisë së tyre një i varfër, dhe i tha: Për hatër të Allahut më jepni diçka për të ngrënë? Ajo i jep tre feta bukë. Kur po largohej, takohet me të zotin e shtëpisë, dhe ky e pyet se kush ta dha këtë ushqim? I përgjigjet: Ma dhanë nga filan shtëpi, dhe ky e kuptoi që ishte shtëpia e vet. Kur hyri në shtëpi, i tha gruas: A nuk të pata thënë të mos japësh sadaka? I përgjigjet: Po, por unë ja dhashë për hatër të Allahut!. Pas pak, ky hipokrit ndezi furrën dhe i tha gruas së vet: Çohu dhe futu brenda në furrë për hatër të Allahut!- Dhe kjo u ngrit, u zbukurua ndërkohë që ky i thotë: Përse po zbukurohesh? I përgjigjet: I dashuri zbukurohet për të dashurin, dhe unë po vizitoj të dashurin Tim (Allahun)!