Përse Allahu i ka dërguar të Dërguarit?

AKIDE

Përse Allahu i ka dërguar të Dërguarit?

Allahu i ka dërguar ata që ta ftojnë njerëzimin për ta adhuruar Atë (Allahun) dhe për ta mohuar shirkun. Allahu thotë:

“Ne dërguam në çdo popull të Dërguar me qëllim që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largohuni nga djajtë (adhurimit të tyre).” (En-Nuh, 36)
Tagut është ai të cilin e adhurojnë njerëzit dhe të cilit i luten përveç Allahut, ndërsa ai është i kënaqur me këtë.

Muhamedi alejhi selam thotë: “Të Dërguarit janë vëllezër… feja e tyre është një (d.m.th. të gjithë të Dërguarit kanë ftuar në teuhid).” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)