Pse gjatë ligjeratave tuaja i kritikoni shumë shijat?!

LAJME

Gjatë ligjeratave tuaja, i kritikoni shumë shijat e Iranit dhe shijat në përgjithësi, pse është kjo disa dijetarë i konsiderojnë shijat si të devijuar ndërsa shijat janë njerëz musliman të cilët e shqiptojnë shehadetin. Pse kanë të drejtë disa dijetarë islam, t’i konsiderojnë shijat si të devijuar dhe në disa raste si jomusliman. Pse disa dijetarë nuk mundohen që t’i ofrojnë njerëzit në vend se t’i largojnë.

S’ka dyshim se pyetja ndoshta është me vend për atë që nuk i njeh shijat. Sa i përket historisë islame që ne jemi fokusuar në të apo e kemi transmetuar historinë e arabëve, ne faktikisht kemi folur për çështje që kanë ndodhur te arabët dhe normal se është shumë e logjikshme që ato të jenë më të vetëdijshëm se të tjerët.

Dhe e dyta nga ato, ne kemi transmetuar ngjarje që kanë ndodhur më herët sipas transmetimeve të vërteta ngase umeti dhe muslimanët dallohen nga nga umetet tjera pasi posedojnë zinxhir të transmetimit. Pra, çdo histiorian që transmeton ngjarje që kanë ndodhur qoftë afër apo larg, nuk e posedojnë këtë veçori.

Pra muslimanët veçohen me shumë sende, e njëra nga këta është se veçohen me zinxhir të transmetimit, pra posedojnë transmetim të vërtetë, e historia te muslimanët nuk pranohet nëse nuk ka zinxhir. E para nga ato, ne kemi biseduar për disa ngjarje që kanë ndodhur në botën arabe, dhe është normal që të merret historia e tyre. E dyta nga ato ne kemi marrur nga zinxhiri i vërtetë dhe nuk i jemi nënshtruar atyre transmetimeve që janë të pavërteta.

Është e vërtetë se në ligjeratat jemi treguar të ashpër kundër shijave, por mendoj se nuk e kemi treguar ashpërsinë sa duhet të tregohet, për shkak se shijat janë armiku i brendshëm i muslimanëve, ato janë rrënuesit e islamit të brendshëm dhe Allahu azze ue xhel kur flet në Kur’an për munafikët, thotë: Allahu i vraftë! – Pra Allahu na i tërheq vërejtjen nga armiku i brendshëm, armiku i brendshëm i islamit janë shijat, ngase ndryshimet që i kemi me to, nuk janë në çështjet sekondare, por ndryshimi i muslimanëve, i Ehlu sunetit dhe xhematit me shijat janë çështjet parimore, sa është e mundur që krishterët të bashkohen me cifutët, aq është e mundur që shijat të bashkohen me Ehlu sunetin dhe xhematin.

A nuk është e mjaftueshme, për t’u bindur se shijat janë ata të cilët shumicën apo në tërësi, shokët e Pejgamberit të Allahut i kanë nxjerrur prej besimit? Pra shijat janë ata të cilët na i rrënojnë transmetuesit e Kur’anit dhe sunetit, pra ata tentojnë dhe dëshirojnë që të rrënohet fjala e Allahut dhe fjala e Pejgamberit sa-lAllahu alejhi ue sel-lem, për shkak se kush është bartës i Kur’anit dhe sunetit të Pejgamberit të Allahut?

A nuk janë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? Nëse rrënohen dhe akuzohen shokët e Pejgamberit të Allahut, atëherë shkëputet zinxhiri që na transmeton Kur’anin dhe sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për atë është thënë pyetni çifutët se kush janë njerëzit më të mirë? – do të thonë shokët e Musait! .. pyetni krishterët dhe thuani se kush janë njerëzit më të mirë? – do të thonë shokët e Isait! .. pyetni shijat dhe thuani, kush janë njerëzit më të këqinjë? – do të thonë shokët e Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. A është e mundur, që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem t’i ketë shokët më të këqinjë? Pra këta janë shijat.

Sa i përket shqiptimit të shehadetit, vërtetë ata e shqiptojnë, mirëpo e kanë si mask shqiptimin e fjalës së Allahut, pra e shqiptojnë shehadetin, mirëpo ata janë të parët që i kanë urrejtur pasuesit e shehadetit, a nuk janë ata që e kanë akuzuar Ebu Bekrin me kufër? A nuk janë ata që e shajnë nënën e muslimanëve, Ajshen? A nuk janë ata që e kanë nxjerrur prej besimit Omerin? A nuk është Ebu Bekri, Omeri dhe Ajshja që e kanë shqiptuar shehadetin? Këto janë armiqtë e shehadetit, këta janë armiqët e brendshëm.

Lusim Allahun azze ue xhel, që Allahu të na bëj prej atyre që e pasojnë Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i dojmë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e lusim Allahun që të na bashkon me pejgamberët, me shehidët dhe me njerëzit e mirë në Xhenet.

– marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajramit