Pse i kushtojmë rëndësi teuhidit më tepër se sa çështjeve tjera?

AKIDE

Pse i kushtojmë rëndësi teuhidit më tepër se sa çështjeve tjera?

Teuhidit i japim rëndësi për disa arsye:
a) Teuhidi është arsyeja për të cilën Allahu e ka krijuar botën. Allahu thotë:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër veç që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat, 56)

b) Teuhidi është e kundërta e shirkut dhe baza kryesore mbi të cilën mbështetet islami.

c) Teuhidi është thirrja e të gjithë pejgamberëve. Allahu thotë:

“Ne dërguam në çdo popull të Dërguarit t’u thonë:

“Adhurojeni vetëm Allahun, e largojuni tagutëve (idhujve)”.” (En-Nahl, 36)