Pse ka qenë nevoja të formohen medh’hebet, pse janë ndarë këto dhe a e kundë rshtojnë njëra-tjetrën?

LAJME

Pse ka qenë nevoja të formohen medh’hebet, pse janë ndarë këto dhe a e kundërshtojnë njëra-tjetrën, unë jam musliman elhamdulilah, mirëpo nuk e di se cilit medh’heb i përkas. Allahu na bashkoftë në Xhenet.

Elhamdulilah që Allahu azze ue xhel ty të ka bërë prej muslimanëve e inshaAllah je edhe nga ato që falin namaz, pra, nëse je prej atyre që falin namaz, inshaAllah je në rrugën e drejtë.

S’ka dyshim se këto shkolla juridike janë formuar, mirëpo nuk janë vetëm këto, ka pasur shumë shkolla që janë themeluar për ta lehtësuar kuptimin e fjalëve të Allahut dhe fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe këto shkolla, siç njihen si shkolla e Ebu Hanifes, shkolla e Imam Malikut, shkolla e Imam Shafiut dhe shkolla e Imam Ahmed ibn Hanbelit, pra të gjitha këto shkolla janë për të na i lehtësuar kuptimin e fesë së Allahut azze ue xhel.

Ne me to ndihmohemi në kuptimin e fjalëve të Allahut dhe fjalëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mirëpo nuk bëhemi fanatik ndaj njërit prej tyre, ngase njeriu duhet ta pason Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pra kështu na kanë mësuar edhe këto shkolla. E ti vëlla i nderuar, mësoje sunetin e Pejgamberit të Allahut, mjafton.

Këto shkolla, faktikisht nuk kanë pasur për qëllim që të bëjnë ndarje, dhe elhamdulilah këto shkolla nuk ndeshen njëra me tjetrën në aspektin e parimeve të besimit kjo është shumë e rëndësishme. Ato ka mundësi të kenë ndryshime të mendimeve, në çështjet e fikut sipas ndryshimit të arritjes së argumenteve tek këto imam megjithatë këta hoxhallarë të nderuar, imam të mëdhenjë që na i kanë lehtësuar kuptimin e fesë së Allahut azze ue xhel dhe të gjithë na i kanë tërhequr vërejtjen, që mos të bëhemi fanatikë por ta pasojmë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të gjithë njëzërit kanë thënë se ku gjendet hadithi i vërtetë, ne gjendemi në atë vend.

Pra përderisa kemi hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që në veçanti në këtë kohë na i kanë lehtësuar hadithin e Pejgamberit të Allahut, pasi që Allahu azze ue xhel i ka bërë disa burra sebep, që të na i lehtësojnë, në shërbim të hadithit të Pejgamberit të Allahut, na i kanë dalluar hadithin e vërtetë nga hadithi i dobët, siç është shejh Albani Allahu e mëshiroftë, njëri nga ringjallësit e sunetit të Pejgamberit të Allahut.

Çdo veprues në botë që vepron me sunetin e Pejgamberit të Allahut, shpërblimin më të madh e ka shejh Albani i cili ka dhënë kontributin maksimal dhe shokët e tij, për të qenë në hyzmet të sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pra elhamdulilah, ti mendoj se je musliman, praktikues i sunetit të Pejgamberit të Allahut, kapu për hadithet e Pejgamberit të Allahut dhe këto shkolla nuk ndeshen mes veti, përkundrazi, këto janë shërbim të Pejgamberit të Allahut, ku e kanë qëlluar i kanë dy shpërblime e ku kanë gabuar e kanë një shpërblim, pra mendoj se duhet të konsultohesh me një hoxhë të sunetit që e ke afër për çdo çështje që të intereson, e në veçanti për adhurimet që ia bën Allahut azze ue xhel, që të tregon se si Pejgamberi i Allahut na ka njoftuar, na ka mësuar se si ta adhurojmë Allahun, dhe nuk prish fare punë pastaj se cilës shkollë juridike i takon, Allahu e di më së miri.