Pse qanë fëmiu i posalindur?

PYETJE PERGJIGJE

Pse qanë fëmiu i posalindur?

Transmetohet në hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se fëmiu posa lind, qan, dhe na ka treguar Pejgamberi i Allahut se pse qan, ngase shejtani e ngacmon fëmiun gjatë lindjes apo posa të lind e ngacmon. Kanë thënë dijetarët: Pse ta ngacmon shejtani? – Ngase t’ia bëj me dije se ti do të jesh i ngacmuar nga unë derisa të jesh gjallë në këtë botë.

Dy apo tre njerëz kanë shpëtuar nga ngacmimet e shejtanit në kohën e lindjes. Kush janë këta? Siç kanë ardhur në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nëna e Isaut (Merjemi), ngase nëna e saj u lut që Allahu azze ue xhel ta mbron nga ngacmimet e shejtanit Isai alejhi selam, dhe ka ardh në një hadith që edhe Amar ibn Jasir nuk e ka ngacmuar shejtani kur ka lindur.

Allahu e di më së miri!

– pergjigja eshte marre nga videot e hoxhe Sadullah Bajrami