Punoj si sigurim në Zvicër, në orar të punës kam shumë rrez iqe .. A lejohet ..

PYETJE PERGJIGJE

Punoj si sigurim në Zvicër, në orar të punës kam shumë rreziqe, vjen rasti që zihem apo vjen rasti që sulmohem dhe vie rasti që ndonjë të alkoolizuar duhet ta arrestoj ose qortoj dhe sende të tjera. Ky është profesioni im dhe nuk mund të gjej punë tjera. Me këtë punë po mbaj familjen dhe kam frikë që këto para që i fitoj mos të jenë haram sepse nuk dua që familjen ta ushqej me haram. Çfarë mund të na thoni ose të më spjegoni rreth kësaj pyetje në bazë të islamit, Zoti ju shpërbleftë me mirësitë e tij.

Besimtari duhet të dijë, që sikur Allahu azze ue xhel ia ka caktuar exhelin, ia ka caktuar edhe rriskun. Na ka mësuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se çështja e kërkimit të rrizkut është sprovë, që njeriu ka ardhur në këtë botë për t’u sprovuar, dhe kërkimi i rrizkut është një element që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka mësuar që të kërkojmë nga hallalli, ngase shumë hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kanë ardhur në këtë tematikë “Ai i cili e mbush barkun e tij nga harami, veprat e tij nuk i pranohen”.

Lutjet, nevojat dhe kërkesat nuk i plotësohen. Pra ky është i urrejtur tek Allahu azze ue xhel përderisa e mbush barkun e tij me haram.

Për këtë arsye, ne të sygjerojmë dhe të këshillojmë që të largohesh nga kjo punë, përderisa rrezikohet jeta yte, në të njejtën kohë je sigurim në vendet ku hidhërohet Allahu azze ue xhel. Pra, normal se vepra dhe puna e mer hukmin dhe vendimin e sheriatit, haram, përderisa atë lokal, atë objekt apo atë njeri që e ruan, është haram.

Nëse je sigurim i një vendit që përmban hallall, edhe pse kjo është e vështirë në vendet e Europës, atëherë normal, se gjithashtu edhe puna është hallall, megjithatë nëse je sigurim në ndonjë kazino apo në vende të ndyta të ndryshme, duhet ta kesh parasysh se Allahu azze ue xhel na ka porositur në Kur’an dhe ka thënë: Ndihmojuni në të mirë dhe mos u ndihmoni në të keqe.

Pra, nëse fitimi dhe puna është haram, ushqimi që e dërgon dhe i ushqen fëmijët e tu dhe familjen e ke haram, prej teje kërkohet që të pendohesh dhe ta braktisësh atë vepër dhe atë punë të cilën e ke haram dhe të kërkosh hallall dhe Allahu azze ue xhel ka premtuar dhe Allahu azze ue xhel premtimin nuk e then. Ka thënë Allahu azze ue xhel: Ai i cili ka frikë Allahun azze ue xhel, Allahu do t’ia hap dyertë dhe do ta furnizon nga nuk ia mer mendja. Pra, ai i cili i mbështetet Allahut, Allahu do t’i mjafton.

Lusim Allahun azze ue xhel që të na zgjeron gjoksat dhe zemrat, të na pastron nga mëkatet, që të shijojmë ëmbëlsi dhe kënaqësi në këtë botë dhe në botën e ahiretit. Allahu e di më së miri!

Marre nga ligjeratat e hoxhes Sadullah Bajrami