Sa ka nevojë njeriu për fe dhe besim?

AKIDE

Sa ka nevojë njeriu për fe dhe besim?

Njeriu është i kufizuar dhe si i tillë ai nuk mund të gjykojë vetë për të përcaktuar të mirën dhe të keqen, për të kuptuar qartë botën dhe arsyen e ekzistencës së tij.

Kështu ai ka nevojë për udhëzimin hyjnor të shpallur nga Allahu me anë të të Dërguarve të Tij. Ky udhëzim është feja e shpallur prej Allahut me rregullat dhe ligjet e saj e cila e bën njeriun të dallojë të mirën nga e keqja, e udhëheq atë në sukses, rehati, lumturi e shpëtim. Allahu thotë:

“Ngjyrosje e Allahut, e kush ngjyros më mirë se Allahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.” (El-Bekare, 138)5

5 Marrë nga libri ‘ El-Exhuibel-mufide’