SË PARI AKIDEJA APO PUSHTETI?

AKIDE

SË PARI AKIDEJA APO PUSHTETI?

Kësaj pyetje i është përgjigjur thirrësi i madh Muhamed Kutbi në një ligjëratë të tij në “Darul-hadith” në Mekë. Më po shtë po përmendim pyetjen dhe përgjigjen.

Pyetja: Disa mendojnë se islami do të kthehet nëpërmjet pushtetit, kurse të tjerët thonë se islami do të kthehet duke pastruar akiden dhe duke e edukuar shoqërinë. Cila rrugë është e saktë?

Përgjigje: Nuk mund të vijë pushteti në duar të kësaj feje nëse nuk pastrohet akideja, nëse nuk ka besim të sinqertë, nëse nuk sprovohen besimtarët në fenë e tyre dhe nëse ata nuk durojnë, nëse nuk luftojnë në rrugë të Allahut derisa të vijë pushteti në duart e kësaj feje. Kjo është mjaft e qartë.

Pra, medoemos duhet të fillojmë të pastrojmë akiden, t’i edukojmë besimtarët me besim të sinqertë, me durim dhe këmbëngulje në përpjekjen e tyre në rrugën e Allahut ashtu siç kanë bërë gjeneratat e para të muslimanëve.