Sexhdeja e Tilaves, a ka argument për të, dhe si është forma e sexhdes?

PYETJE PERGJIGJE

Sexhdeja e Tilaves, a ka argument për të, dhe si është forma e sexhdes?

Siç e dijmë, janë disa ajete në Kur’ani kerim që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka preferuar që ai i cili i lexon apo dëgjon këto ajete, të bën sexhde. Pra, sa i përket sexhdes së tilavetit ka shumë hadithe të Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur lexonte ajetet që në të urdhëron Allahu azze ue xhel, apo preferon që të bëhet sexhde, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bashkë me shokët e tij bënin sexhde.

Si bëhet sexhdja e tilavetit? Sexhdja e tilavetit është një sexhde, që bëhet ashtu siç bëhet sexhdja e namazit, pa dallim, në përjashtim se disa dijetarë e kanë preferuar që njeriu të ngritet në këmbë, të mer tekbir dhe të thotë Allahu Ekber, dhe të shkon në sexhde, të lutet në sexhde dhe pastaj të ngritë kokën duke thënë Allahu Ekber. Gjatë kryerjes së sexhdes së tilavetit nuk është e nevojshme që të jepet selam, ngase nuk kemi hadith të vërtetë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur ka bërë sexhden e tilavetit, ka dhënë selam. Kjo sa i përket sexhdes së tilavetit.

Nënpyetja që mund të parashtrohet se, gjatë kryerjes së kësaj sexhdes a është kusht që njeriu të ketë abdes dhe të kthehet ka kibla. S’ka dyshim se edhe pse preferohet, që njeriu çdo përmendje të Allahut, çdo adhurim që e bën, të jetë me abdes, gjithashtu dhe preferohet që gjatë kryerjes së sexhdes së tilavetit njeriu të ketë abdes, edhe pse nuk është kusht, pra lejohet që sexhdja e tilavetit të kryhet edhe pa abdes dhe nuk është kusht të kthehet ka kibla, edhe pse preferohet.

Si bëhet sexhdja e tilavetit duke qenë në namaz? Pra njeriu nëse lexon, qoftë duke e falur namazin në vete apo me imam, nëse e lexon ajetin e sexhdes është e pëlqyeshme që të bëj sexhde e pastaj të ngritet dhe të vazhdoj namazin e tij. Ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur lexonte ajetet që në të përmbante urdhër në sexhde, shkonte në sexhde dhe bënin sexhde edhe shokët e tij, apo xhemati që faleshin me të.

Mirëpo, shpeshherë ndodhë që ajeti i sexhdes, të jetë ajeti i fundit i asaj kaptine, pra ajeti i fundit i leximit në namaz, në këtë rast, si bëhet sexhdja e tilavetit? Pra nëse imami, apo njeriu duke bërë namaz në vete e lexon për shembull kaptinën En-Nexhm, apo kaptinën Ikra, dhe ajeti i fundit na urdhëron që të bëjmë sexhde në këtë rast, si bëhet sexhdja, si është e pëlqyeshme dhe si preferohet?

Në këtë rast, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre, disa thonë se nëse është ajeti i fundit ajeti i sexhdes së tilavetit, atëherë imami ka mundësi të zgjedh njërën nga tri, ose të bëj sexhde dhe të ngritet të vazhdon me një sure tjetër dhe pastaj të vazhdon namazin e tij, ose siç transmetohet nga Ibn Omeri dhe Abdullah ibn Mesudi, që kanë thënë se pasi që rukuja është afër sexhdes, pra mjafton që njeriu të bën ruku, pra ta lërë, mos të bëj sexhde, pasi që është ajeti i fundit shkon në ruku dhe sexhde dhe kështu me radhë, apo siç trasmetohet gjithashtu, që të bëj sexhde dhe pastaj të ngritet në këmbë pastaj të shkon në ruku pa lexuar asnjë sure tjetër.

Gjithashtu mund të parashtrohet pyetja pasi që kemi hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, imami dhe ligjeruesi përderisa gjendet në hutbe, nëse lexon një ajet që në atë ajet përmban sexhde, a duhet që ai të bën sexhde në këtë rast, gjithashtu edhe xhemati a duhet që të bëjnë sexhde? – Përgjigjeja është se preferohet siç e ka preferuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që imami të zbret nga hutbeja të bëj një sexhde, të bëj dhe xhemati bashkë me imamin një sexhde apo pas imamit, dhe imami të ngritet në hutbe dhe ta vazhdojë ligjerimin e tij.

Dhe mendoj, se nga sexhdeja e tilavetit, një pyetje që mund të parashtrohet nga ndokush, nëse njeriu e dëgjon një ajet të sexhdes, duke qenë në veturë apo duke qenë hipur, apo duke ecur në këtë rast, preferohet apo sipas disa dijetarëve obligohet, e ne anojmë te mendimi se preferohet, në këtë rast, si ka mundësi që njeriu ta përfill një sunet të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?

Në këtë rast, dijetarët kanë thënë se mjafton për atë njeriun që të bëj sexhde me shenjë, pra ta ul kokën, të thotë Allahu Ekber, me kokë të bën sexhde në atë gjendje që është dhe në atë kahje që është drejtuar, pra nuk kushtëzohet, nuk është patjetër që njeriu që njeriu të kthehet kah kibla siç thamë, dhe nuk është e domosdoshme që njeriu të ketë abdes, pra në këtë rast njeriu duke ecur apo duke qenë hipur e përfill sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me shenjë, pra e ul kokën, ngase transmetohen hadithe të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se në këtë formë i kanë falur sunetet duke qenë hipur, dhe në raste të sexhdes i kanë ulur kokat më shumë se rukuja dhe në këtë rast përfillet edhe suneti i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Dhe ngel ai që e mëson Kur’ani kerimin, dhe e përsërit ajetin e sexhdes, a është i obliguar që çdoherë që e përsërit të bën sexhde, dhe kur të bën sexhde.

Përgjigjeja është se mjafton për të që të bën një sexhde, pra, nëse e mëson dhe e përsërit ajetin e sexhdes më shumë se një herë, ai mund ta len që pasi ta përfundon leximin ta bëj një sexhde, dhe me këtë sexhde ai do të mjafton, por nëse ai e ka lexuar njëherë, ka bërë sexhde, e pastaj është ulur që ta përsërit dhe ta mëson, dhe ta lexon më shumë se njehërë, kanë thënë dijetarët që preferohet që ta përsërit edhe njëherë në fund, pasi që ta përfundon, Allahu e di më së miri.